Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i ditës 25 prill 2017

Horoskopi i ditës 25 prill 2017

Dashi 21.03-20.04

Është koha të qartësoni keqkuptimet me ndonjë mik të ngushtë, partner apo koleg të punës. Kohëve të fundit po ndiheni sikur ju kanë kryqëzuar qëllimshëm. Tani e keni mundësinë të kërkoni falje për çfarëdo që keni bërë apo thënë. Në vend se të mbroheni, hapeni zemrën. Kurdo që një mik e kupton çfarë keni bërë realisht, do ta thyejë këtë heshtje kokëfortë.

Demi 21.04-20.05

Do t’ju kërkohet ta rishqyrtoni një projekt. Ky është një zhgënjim i tmerrshëm, sepse keni punuar shumë për këtë ndërmarrje. Merrni frymë pak dhe fokusohuni tek vetja. Sapo të rimerrni veten, të gjitha zhgënjimet do të zhduken. Do të jetë e pamundur të bëni përmirësime drastike. Me kohë do të arrini një marrëveshje të re dhe do të ndiheni shumë më mirë. Kur të tjerët ju kërkojnë të bëni ndryshime, nuk duhet ta merrni si sulm personal.

Binjakët 21.05-20.06

Rikthejuni një hobi apo diçkaje që e keni pëlqyer sa keni qenë të rinj. Mos u befasoni kur kjo gjë ju tërheq drejt kujtimeve të fuqishme. Njerëzit dhe vendet që nuk i keni kujtuar prej vitesh do t’ju sillen nëpër mendje. Kjo gjë mund të jetë ose e mirë, ose brengosëse. Në vend se të ndrydhni ndjenjat tuaja, lejoni ato t’ju vërshojnë. Keni kaluar nëpër shumë gjëra qysh prej asaj kohe.

Gaforrja 21.06-20.07

Po i vini në pikëpyetje besimet fondamentale që i keni pasur qysh nga fëmijëria. Disa të afërm po ndihen të kërcënuar nga kjo gjendje. Nuk keni pse t’i mbroni veprimet tuaja. Pasi të kaloni nëpër eksperienca krejtësisht tjera nga ato që prisnit, është e natyrshme që të rishqyrtoni opsionet. Nëse të tjerët kanë problem me qasjen tuaj të re, keq për ta. Nuk keni pse t’u jepni shpjegime që keni ndryshuar dhe jeni rritur.

Luani 21.07-20.08

Edhe pse urreni të bëni ndryshime në minutën e fundit, do të jetë e nevojshme. Mund të gjeni njerëz që janë duke ricaktuar takime dhe kjo nuk do t’ju leverdisë aspak. Në vend se të ankoheni, provoni të ecni me rrjedhën e gjërave. Nëse nuk mund të mësoheni me këtë ndryshim, tregohuni të sinqertë. Shkoni në një ngjarje familjare, sepse është më e rëndësishme sesa ngjarjet e punës. Gjithmonë i keni pasur prioritetet e duhura. Qëndroni prapa tyre.

Virgjëresha 21.08-20.09

Mungesa e burimeve ju vë në situata të papërshtatshme. Duhet të bëni arsyetime që nuk keni mundur t’i kryeni detyrat në mënyra impresive. Mbani kokën lart. Askush nuk do t’ju fajësojë që jeni detyruar të veproni kësisoj. Jeni lodhur duke punuar për punë të lira? Kërkoni një punëdhënës të ri. Do t’ju duhet kohë të gjeni një vend më të mirë pune. Nisni ndonjë punë të mirë në ndonjë firmë ligjore, agjenci patundshmërish apo kompani që merret me marrëdhëniet me publikun.

Peshorja 21.09-20.10

Qasja e vjetër më nuk po funksionon. Është koha t’i përzieni gjërat. Në të kaluarën keni qenë të përkushtuar të rrini në prapavijë, duke i lënë të tjerët të bëjnë agjendën. Tani duhet të jeni më të vëmendshëm. Edhe nëse kjo nënkupton ta konfrontoni ndonjë koleg a autoritet. Ata mund të kenë përvojë më të madhe, por instinktet tuaja janë më të mira. E keni specialitet të merreni me publikun.

Akrepi 21.10-20.11

Jeni shqetësuar derisa t’i shihni rezultatet e punës suaj, por ato do të vijnë brenda pak javësh. Në vend se të obsesionoheni për të ardhmen, kthejeni vëmendjen nga diçka që mund ta kontrolloni. Po kërkoni punë? Dërgoni aplikacione në vende të sigurta. Dëshironi të jeni në formë më të mirë? Filloni ushtrimet. Jeni lodhur nga gjërat që ju rrethojnë? Ridekorojeni dhomën tuaj të preferuar. Kur jeni të angazhuar ndiheni të relaksuar.

Shigjetari 21.11-20.12

Bëni disa ndryshime në rrethin shoqëror. Një mik i juaji që ka abuzuar me zemërgjerësinë tuaj nuk ka interesime të mira. Largohuni nga ky bashkëpunim sepse do të keni kohë dhe energji për t’u marrë me njerëzit që vërtet i doni. Gjithmonë keni qenë mendjehapur dhe të mirë. Kjo mundëson që disa përfitues të ju shfrytëzojnë. Tregohuni më të vëmendshëm lidhur me shoqërinë që mbani, sepse kësisoj do ta kurseni veten nga situatat e pakëndshme.

Bricjapi 21.12-20.01

Projektoni një imazh më të rafinuar. Nëse jeni shumë vetëkërkues, filloni punën me një trajner. Mësoni strategjitë sesi të tejkaloni nervozizmin, sepse do të jetë shumë efektive. Po ashtu mund të keni dëshirë të flisni me një person që ka stil, e që mund t’ju udhëzojë të zgjidhni rrobat që dëshironi. Me ndihmën e tij mund të keni një gardërobë të mirë që lidhet me admirimin dhe respektin.

Ujori 21.01-20.02

Keni neglizhuar disa detaje të rëndësishme dhe kjo është gabim. Ndaloni atë që jeni duke bërë dhe kontrollojeni punën. Do të mund të përmirësoni gabimet nëse e vëreni që po reflektojnë keq tek ju. Në vend se të mbroheni për disa gabime, trajtoni ato si mundësi për të mësuar. Shkoni në një kurs, në ndonjë zonë përreth. Tregoni punën tuaj një miku që merret me detaje dhe kërkoni aprovimin e tij.

Peshqit 21.02-20.03

Në vend se të fshiheni, është koha të përballeni me situatën e vërtetë financiare. Bëjeni një listë me të gjitha borxhet që keni. Shikoni se si mund t’i rregulloni. Mund të eliminoni shkallën e interesit. Tani kreditorët mund të shqetësohen shumë për t’i marrë paratë sa më shpejt që është e mundur. Nëse e arrini një marrëveshje të mirë, mund të kurseni shumë para të gatshme. Kësisoj do t’i përmbushni më shpejt obligimet tuaja.