

Dashi
Keni vizion, eksperiencë dhe mjaft njohuri për të shtyrë përpara një projekt të rëndësishëm. E vetmja që ju mungon për ta realizuar këtë është guximi. Një mik i juaji do të jetë mbështetës i madh në këtë situatë. Disa njerëz që nuk ua duan të mirën do të befasohen nga veprimet tuaja. Ka ardhur koha të dëshmoni vlerat tuaja në praktikë.
Demi
Lini përshtypje shumë pozitive te të gjithë njerëzit që takoni. Por duhet të jeni më të afërt me kolegët tuaj. Tregoni një kolegu se sa shumë e çmoni punën e tij. Kërkoni ndihmën për disa projekte që do të realizoni ditët në vazhdim. Duhet të thyeni barrierat midis jush dhe njerëzve me të cilët punoni sepse komunikimi me ta do të jetë i pashmangshëm.
Binjakët
Intuita do të jetë arma juaj më e fortë sot. Besoni instinkteve edhe nëse ju duket se po rrezikoni shumë. Mos e mundoni shumë kokën me detajet dhe fokusohuni më shumë te esenca e punës që do të realizoni. Do të jetë mirë të përcaktoheni sa më herët se cilat janë objektivat e projekteve që keni marrë përsipër. Sa i përket sferës private, do të merrni një lajm që nuk e keni pritur.
Gaforrja
Gjithmonë ju ka pëlqyer të shijoni praninë e miqve. Sot është dita ideale për ta ndarë me ta. Nganjëherë duhet të harroni obligimet e punës dhe t’i dedikoheni gjërave më të vlefshme siç janë miqtë dhe familja. Është mirë të organizoni ndonjë ndejë në të cilën mund të ftoni të gjithë njerëzit e dashur për të cilët ju ka marrë malli. Shfrytëzoni rastin të ftoni edhe një koleg për të cilin ndjeni simpati.
Luani
Është koha ideale t’i nënshtroheni një interviste pune. Jeni tip që nuk keni telashe t’i promovoni dhuntitë. Punëdhënësi juaj potencial do të befasohet nga gjindshmëria dhe vendosmëria juaj. Nuk duhet vënë në diskutim se do t’ju ofrojë punë. Para se të pranoni, negocioni mirë për kushtet. Mos pranoni gjithçka që ju ofrohet dhe caktoni vetë rregullat para se të filloni bashkëpunimin me këtë kompani.
Virgjëresha
Do të keni rast të hulumtoni më shumë trungun tuaj familjar. Më në fund do të takoni një të afërm për të cilin keni dëgjuar shumë. Ky takim do t’ju bëjë të kuptoni se sa shumë e keni lënë anash familjen. Por nuk duhet të ndiheni fajtor. Fundja, janë obligimet ato që s’ju kanë lejuar të merreni me gjëra tjera. Sa i përket punës, do të ndodheni para dy zgjedhjeve të mëdha. Kujdes me vendimin.
Peshorja
Sot do të merrni një dhuratë shumë të çmuar. Personi që do t’ju bëjë këtë dhuratë është dikush që ju lidh me të kaluarën. Mendoni mirë para se të merrni hapa drejt tij. Kujtoni se sa kohë ju është dashur për të mbyllur atë kapitull. Sigurohuni që ta rihapni vetëm nëse keni ende ndjenja. Këto trazime emocionale do të mund të ndikojnë edhe në punë. Kujdes se si silleni me eprorët sepse mund të vërejnë shpërqendrimin tuaj.
Akrepi
Do të keni një takim zyrtar me një person që do t’ju lë përshtypje të mëdha. Ju të dy do të gjeni shumë të përbashkëta dhe bisedat tuaja mund të tejkalojnë temat e punës. Është mirë të mbani kontaktet me të. Nuk ka asgjë të keqe nga një miqësi spontane që më vonë mund të marrë kahe tjetër. Shijoni jetën pa paragjykime dhe pa u lodhur se çfarë mendojnë të tjerët.
Shigjetari
Sjellja dhe mirësia juaj ju bëjnë figurë të popullarizuar. Ka disa njerëz që nuk mund ta besojnë se mund të jeni person kaq i mirë. Mos u shqetësoni me këtë fakt sepse do të vijë koha kur do ta kuptojnë të vërtetën. Nëse jeni duke kërkuar për punë, është koha e përshtatshme të kërkoni ndihmën e një miku, i cili ju ka premtuar që do t’ju sigurojë një vend në kompaninë ku punon.
Bricjapi
Sot duhet të bëni disa biseda të thella me partnerin tuaj. Është koha të vini më shumë rregull në lidhjen tuaj dhe të vendosni se cilët janë hapat që do të merrni në të ardhmen. Mos u ngutni të merrni vendime pa dëgjuar se çfarë mendon partneri. Është e vërtetë se keni mendime të kundërta lidhur me çështje esenciale por duhet të trajtoni mirë të gjitha gjërat për të gjetur një kompromis. Keni kujdes që ky disponim të mos ndikojë në punë.
Ujori
Do të fitoni reputacion e popullaritet në punë. Kjo sepse do të finalizoni me shumë sukses një projekt madhor. Eprori juaj do të ndihet shumë krenar me rezultatin dhe ka gjasë t’ju shpërblejë për këtë meritë. Falë aftësisë suaj për menaxhim të përkryer do të mund të kaloni në një sektor më të rëndësishëm. Pranoni me kënaqësi detyrat e reja sepse jeni bërë yll në kompaninë tuaj.
Peshqit
Është mirë t’i bashkoheni ndonjë organizate humanitare. Ka ardhur koha të mos tregoheni egoistë dhe të bëni diçka për komunitetin. Organizoni mirë kohën dhe do të keni mundësi për të realizuar të gjitha gjërat që keni në agjendë. Gjatë aktiviteteve vullnetare do të mund të takoheni me njerëz të rinj. Kjo është ajo për të cilën keni shumë nevojë kohëve të fundit. Jeni lodhur nga monotonia dhe rutina.

















