

Hëna do ju bëjë shumë më diplomatë dhe tolerantë gjatë kësaj dite. Nga ana tjetër do luftoni fort me çdo lloj forme për të arritur atje ku dëshironi. Jupiteri, planeti i lumturisë do influencojë në jetën tuaj në çift dhe do mund të shijoni një ditë plot bashkëpunim. Për ju beqarët ky planet do luajë rolin e Plakut të Vitit të Ri. Ai do ju sjellë si dhuratë një takim shumë të rëndësishem, i cili mund të shndërrohet shumë shpejt në një lidhje serioze. Në punë, të gjitha projektet që keni ndërmarrë do ecin në rrugën e duhur. Nuk do ju mungojë frymëzimi për asnjë çast. Për sa iu përket financave, kjo do jetë një nga ditët më të rëndësishme për të përmirësuar situatën.
Demi
Dita e sotme nuk do jetë e keqe vetëm se herë pas here do ju duhet të lyftoni fort me përtacinë. Jeta monotone dhe dëshira për të mos bërë asgjë mund t'iu sjellin probleme. Nëse keni një lidhje, Venusi do e përforcojë lidhjen tuaj dhe ju do flisni më shumë më të. Çdo gjë do përmiresohet dhe do mund të jeni të lumtur. Ju beqarët duhet të jeni shumë selektivë pasi edhe personat që do ju duken në fillim shumë tërheqës kanë dicka që nuk shkon. Sipas Dritare.net, në punë do i përmbushni të gjitha detyrat që do iu jepen dhe do ndiheni shumë më të qetë. Marrëdhënia me kolegët do përmirësohet gjithashtu. Reflektoni pak më shumë për financat dhe merrni masat e duhura që ato të stabilizohen më tepër.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni shumë të logjikshëm dhe do verifikoni gjithcka para se të hidhni hapa. Kjo do shmangë gabimet dhe problemet. Ju që jeni në një lidhje do e keni të lehtë të ruani një klimë të qetë. Edhe nëse lindin disa konflikte të vogla ju do i zgjidhni menjehere pa pasur pasoja. Nëse jeni beqarë, duke u munduar të joshni shumë persona në të njëjtën kohë, do ziheni në grackë. Kujdes, mos mendoni vetem të vendosni një unaze në gisht. Në punë do jeni mjaft aktivë, por edhe kërkues ndaj vetes. Asnjëherë nuk do kënaqëni me ato që do arrini dhe do kërkoni gjithnjë e më tepër. Në planion financiar nuk do i keni idetë e qarta dhe rrezikoni të bëni gabime të rënda.
Gaforrja
Do dini të dëgjoni dhe të reflektoni me kujdes gjatë kësaj dite. Logjika do ju shoqërojë gjatë gjithë kohës. Sektori i dashurisë për ju që keni një lidhje do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga planetët. Ju do keni me të vërtetë një dite mjaft premtuese. Perkujdesja që i keni kushtuar partnerit do fillojë të kompensohet. Nëse jeni ende vetëm nuk do jeni kështu dhe për shumë kohë. Sot do ndodhin disa gjëra interesante. Në punë do privilegjoni më shumë punën në grup dhe do merrni mendimin e të gjithëve para se të filloni diçka. Cdo këshillë është e vyer sidomos për stadin në të cilin ndodheni. Për sa iu përket financave nuk do keni dëshirë të kurseni dhe do bëni shpenzime për të plotesuar kapricot, por sërish gjendja do mbetet e mirë.
Luani
Gjatë kësaj dite do i besoni më shumë instinktit tuaj të parë dhe nuk do bëni gabime. Mirë është që mos iu besoni gjithë personave që do keni afër sepse ndonjehërë zilia të shtyn të bësh gjëra vërtet të gabuara. Venusi, planeti i dashurisë do bëhet aleati juaj nëse jeni në një lidhje. Ai premton një ditë harmonike dhe të mbushur me kënaqësi ndryshe. Problemet e komunikimi nuk do ekzistojnë aspak. Ju beqarët që keni kohë që po kërkoni të filloni një lidhje serioze do ndihmoheni nga gjithë planetët. Në punë do dini të mbani nën kontroll cdo gjë edhe pse do jetë pak e vështurë. Me shpenzimet duhet të bëni më tepër kujdes sepse do keni vështirësi shumë shpejt.
Virgjëresha
Ka rrezik që Neptuni të sjellë disa probleme në jetën tuaj sot. Do keni shumë dyshime për vazhdimësinë dhe do ngurroni të hidhni hapa. Për sa iu përket cështjeve të zemrës, nuk do ndodhe asgjë e rëndësishme. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente të qeta, pa probleme, por dhe pa pasion të madh. Ju beqarët do jeni mjaft sentimentalë dhe sensualë. Marsi do ju shtojë dëshirën për aventura dhe kjo është diçka e re për ju që parapëlqeni gjërat serioze. Në punë do kritikoheni për gjithë gabimet që keni bërë dhe nga kjo do përfitojnë rivalët. Merrni masa që ta ndryshoni sa më parë situatën sepse më pas do jetë vonë. Jupiteri do iu ndihmojë të përmiresoni gjenden tuaj financiare.
Peshorja
Ditë plot ngjyra, emocione dhe hare do jetë kjo e sotmja. Do keni vullnet të hekurt dhe do i arrini të gjitha objektivat. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë nën mbrojtjen e planetëve. Do jeni shumë më të lidhur dhe bashkepunues me partnerin tuaj vetëm duhet të bëni pak kujdes me mendjemadhësinë e cila mund të sjellë ndonjë debat të vogël. Ju beqarët do keni një ditë të qetë. Përpara se të filloni një lidhje duhet të reflektoni mirë dhe sot është momenti për ta bërë këtë gjë. Sipas Dritare.net, në punë do jeni më të motivuar dhe do lëvizni cdo gur për të arritur atje ku keni dashur gjithmonë. Për ju nuk ka asgjë të pamundur. As financat nuk do kenë probleme. Do tregoheni shumë të matur në çdo moment.
Akrepi
Dielli do ju bëjë të keni edhe më shumë besim tek vetja gjatë kësaj dite. Do i merrni gjërat me optimizëm dhe nuk do ndaleni përpara asnjë sfide. Ju që jeni në një lidhje keni pasur disa kontradikta kohët e fundit prandaj, sot duhet të bëni të pamundurën për të rivendosur qetësinë. Gjithësesi kjo nuk do të thotë që ta lini rutinën t’iu pushtojë. Ju beqarëve, Dielli do iu japë shkëlqim dhe do jeni mjaft tërheqës. Tentoni të joshni dhe do gjeni personin e duhur. Në punë nuk do ju mungojë as vullneti dhe as vendosmëria kështu që keni për të arritur majat. Për sa iu përket financave, do i keni të gjitha kushtet për të mos pasur probleme. Në disa momente mundet edhe të shpenzoni pa bërë më parë llogari.
Shigjetari
Dita e sotme do jetë vërtet e bukur dhe e vecantë. Do jeni më të gatshëm për të ndërmarrë iniciativa dhe për të bërë atë që keni përzemër. Ju që jeni në një lidhje do e kuptoni papritur se keni të njëjtin konceptim mbi jetën dhe të njëjtat aspirata si partneri. Asgjë nuk do e prishë dot harmonine e kësaj dite. Nëse jeni beqarë dhe keni kohë që prisni një gjest apo dhe një fjale nga dikush që pëlqeni, sot do emocionoheni. Më në fund erdhi edhe dita juaj me fat pasi dëshirat do iu plotësohen. Në punë mund të mbështeteni tek Marsi për të hedhur hapa të mëdha. Mundet të provoni edhe dicka të re sepse keni për t'ia dalë mbanë. Me financat duhet të tregoheni shumë të matur. Kujdes mos bëheni impulsivë me shpenzimet.
Bricjapi
Gjatëe gjithë ditës së sotme do doni të jeni në aksion dhe nuk do ndaleni për asgjë pavarësisht njerëzve që do bëjnë çmos t'iu pengojnë. Nëse keni një lidhje, sot më shumë se kurrë do i jepni rëndësi marrëdhënies në cift. Do i tregoni partnerit sesa e doni dhe se çfarë jeni në gjendje të bëni për të. Ju beqarët do hidhni hapat e para drejt krijimit të një lidhje e cila nuk do mund të shkeputet shumë lehtë. Gjithsesi mos beni premtime të medha. Në punë do filloni qetësisht një aktivitet të ri, i cili vërtet do ju lodhë dhe do ju marrë kohë, por do sjellë përfitime të shumëfishta. Financat do jenë të mira. Do jeni të aftë t’i menaxhoni me kujdes dhe nuk do keni probleme. Mund të beni edhe ndonje shpenzim.
Ujori
Do jeni më të vetëpërmbajtshëm gjatë kësaj dite dhe kjo do ju siguroje arritje në cdo fushë. Do preferoni diskutimet në vend të debateve impulsive. Për ju që keni një lidhje do jetë ditë pa probleme të mëdha. Bëni kujdes me aventurat sepse ato janë të rrezikshme dhe mund të rrezikojne lidhjen tuaj. Ju beqarët do mbroheni shumë nga planetët. Do jeni sharmantë dhe do tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Mund të keni edhe një takim të rendesishem. Në punë do keni diskutime të gjata me kolegët dhe do arrini që së bashku të arrini rezultate të paimagjinueshme më parë. Saturni mund t’iu sjellë fat me financat. Bëhuni aktivë dhe menaxhojini ato me kujdes.
Peshqit
Hëna do bëjë që ju të jeni gjithë kohës me humor të mirë sot. Nga ana tjetër do luftoni fort për të arritur çdo gjë që dëshironi. Ju që jeni në një lidhje do kaloni momente të këndshme. Do jeni përgjithësisht në humor të mirë, megjithëse ekziston dhe një fije rreziku për debate të vogla. Çdo gjë do varet nga ju dhe sjellja juaj. Ju beqarët do flirtoni së tepërmi, por përsëri nuk do e takoni personin që keni kohë që e kërkoni. Në punë edhe mund të jeni të bindur për diçka, më mirë t'i hidhni hapat me shumë kujdes. Në planin financiar gjërat do shkojnë mirë. Mund të bëni edhe ndonjë investim afatgjatë. /dritare.net

















