

Për fat të mirë karakteri juaj do ndryshojë sot. Do jeni më të gëzuar, më në humor dhe do reflektoni para se të veproni. Venusi do e mbrojë jetën tuaj sentimentale nëse jeni në një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Për ju beqarët nuk do jetë e pamundur gjetja e dashurisë së madhe. Do e keni pranë, por duhet të përqendroheni që ta gjeni. Në punë do keni ndryshime pozitive. Kur nuk i sforcon gjërat ndonjëherë dalin shumë më mirë. Mos prisni më për të filluar edhe një projekt më të madh. Financat nuk do jenë të mira, kështu që mos rrezikoni.
Demi
Gjatë kësaj dite gjërat nuk do shkojnë aspak mirë. Në shumë momente do ndiheni aq keq saqë do preferoni të mbylleni në vetvete. Kjo në fakt nuk do jetë zgjidhja më e mirë. Nëse keni tashmë një lidhje debatet me partnerin nuk do mbarojnë. Do keni mendime të ndryshme për diçka dhe asnjëri nuk do pranojë atë që mendon tjetri. Për ju beqarët jeta sentimentale do jetë e furishme. Do keni takime me shumicë dhe emocionet që do përjetoni nuk do i harroni lehtë. Në punë nuk do jeni të kënaqur me rezultatet që do arrini dhe do fajësoni veten. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm kështu që mos shpenzoni shumë dhe tregohuni të matur me çdo veprim që do bëni.
Binjakët
Në tërësi nuk pritet një ditë entuziazmuese dhe në shumicën e kohës do ndiheni të mërzitur e në ankth. Për ju që keni një lidhje do ketë edhe momente të ngrohta, por edhe debate të forta. Mundohuni të mos e ekzagjeroni me ato që do thoni dhe tregoheni të matur përherë. Nëse keni fëmijë merruni pak më shume me ta sepse do ju falin qetësi. Ju beqarët nuk do harroheni nga yjet. Do keni mundësi të mira për të njohur personin që gjithmonë keni ëndërruar. Në punë duhet të tregoheni më striktë dhe nuk duhet të dilni jashtë kornizave. Po gabuat zor se do e merrni lehtësisht veten. Me financat tregohuni sa më vigjilente dhe mos kryeni investime të mëdha.
Gaforrja
Për t'u qetësuar vetë sot duhet të vini disa pika mbi "i" dhe të merrni vendime. Sado të vështira të jenë, më mirë tani sesa më vonë. Influenca e disa planetëve do jetë kontradiktore për jetën tuaj në çift. Situata në disa momente mund të bëhet mjaft delikate. Këshilla për ju është të mos i besoni askujt dhe ta mbroni lidhjen tuaj nga sulmet e jashtme. Nëse jeni beqarët do jeni mjaft sharmante dhe joshës. Për pasojë mundësitë për takime do jenë të mira. Në punë ambienti nuk do jetë i ngrohtë dhe do e keni më të vështirë për t'i kaluar të gjitha pengesat që ju kishin dalë. Në planin financiar do iu plotësohen kapricot. Hëna do iu bëjë më pak impulsive dhe më të kujdesshëm.
Luani
Do jeni shumë më të kthjellët gjatë kësaj dite dhe gjithashtu do dini të ruani kontrollin e gjithckaje. Për ju çiftet jeta sentimentale do jetë e mbrojtur gjithë kohës. Nëse kohët e fundit ka pasur pak tension ai do të shuhet tërësisht. Për sa iu përket ju beqarëve, do jenë të shumtë planetët që do ndikojnë dhe do iu sjellin fat. Shfrytëzojeni çdo takim për të njohur sa më shumë persona. Në punë do jeni më të organizuar se më parë dhe do e përfundoni çdo gjë në afatin që iu është kërkuar. Ditë e favorshme për financat, por ende nuk ka ardhur momenti për të bërë investime të mëdha.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do ju mungojë imagjinata dhe gjërat do ju vështirësohen akoma më shumë nga sa mendonit. Bëni pak më shumë kujdes dhe tregohuni të hapur. Pas një periudhe me debate dhe mosmarrëveshje ju të dashuruarit do vendosni paqen. Do ndiheni më mirë dhe emocionet do jenë më të këndshme. Nëse jeni beqarë duhet të përgatiteni për takimin më të bukur të jetës tuaj. Përfitoni sa më shumë që të mundeni sepse rrallë herë mund të përsëritet e njëjta gjë. Gjërat në punë nuk do ju ecin aspak mirë nëse nuk bëni lëshime. Pranoni edhe këshilla sepse të vetëm nuk do arrini as tek gjysma e asaj që dëshironi. Në planin financiar nuk pritet asnjë problem. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe gjithçka do shkojë më së miri.
Peshorja
Ka rrezik që Neptuni të nxitë iluzionet gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur jeni në një botë tjetër. Në fakt realiteti është ndryshe dhe do ju mërzitë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë më e këndshme dhe më e bukur. Do jeni me humor shumë të mirë dhe do përjetoni emocione të mëdha pranë atij që doni. Sipas Dritare.net, ju beqarët do keni një surprizë në planin e dashurisë. As që e kishit menduar ndonjëherë se gjërat mund t’iu shkonin kështu. Në punë sado forcë të keni mos bëni shumë gjëra njëherësh sepse nuk do ja dilni t’i përfundoni si duhet. Ndryshime posti mos kërkoni sot. Financat do jenë të qëndrueshme, kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do ndiheni më të sigurt për të ecur përpara dhe më të vendosur. Ka mundësi gjithashtu që shumë pyetje tuajat të marrin një përgjigje. Nëse keni një lidhje do iu duket sikur do e rifilloni nga e para lidhjen tuaj dhe emocionet do jenë të mëdha. Do iu rrahë zemra fort kur të jeni pranë partnerit tuaj. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës dashurinë, por ajo nuk do vijë tek ata. Bëhuni pak më të duruar. Në punë do kënaqen i edhe me arritje të vogla sepse për ju më e rëndësishme është të mos gaboni. Do jeni disi më autonomë dhe do veproni në momentin e duhur. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër, por jo kot së koti.
Shigjetari
Sot do bëni gjithçka, madje edhe mund të sakrifikoni vetëm për të mos pasur më telashet e ditëve të fundit. Tre planetë mjaft energjike do ndikojnë tek jeta juaj në çift. Ata do ua bëjnë atë më të animuar dhe do e dëgjoni shumë njëri-tjetrin. Do keni mundësi të flisni edhe për tema të ndjeshme. Ju beqarët pas kaq kohësh mund të gjeni dikë për të cilin do iu rrahë zemra fort. Në punë duhet patjetër të tregoheni më të përgjegjshëm dhe të jepni më shumë nga vetja. Pranojini edhe kritikat dhe vërini disa në zbatim. Për të përmirësuar financat mos u mbështesni shumë tek miqtë sepse ata nuk do iu ndihmojnë. Tregohuni pak më vigjilentë dhe besojini vetes.
Bricjapi
Frika juaj për kritikat që mund t'iu bëhen do ju bëjë më të matur sot. Për cdo hap që do hidhni do mendoheni gjatë dhe do reflektoni. Influenca e yjeve në planin sentimental do jetë komplekse. Nga njëra anë Saturni do iu bëjë të ndiheni vetëm dhe t’iu mungojë komunikimi dhe nga ana tjetër Urani do sjellë një rinovim të gjithckaje. Ju beqarët do i kushtoni mjaft rëndësi dashurisë. Planetët do ua plotesojnë dëshirat që keni pasur. Në punë, ikja nga puna e një punonjësi sipër jush do ju ofrojë mundësinë të provoni edhe atë pozicion. Nëse ju bëhet propozimi mos ngurroni të pranoni. Më shumë se kurrë duhet të menaxhoni me kujdes financat dhe nuk duhet të prisni të pasuroheni menjëherë.
Ujori
Do bëni më shumë përpjekje për t'u përqendruar gjatë kësaj dite do ja arrini qëllimet. Nëse keni një lidhje e sotmja do jetë një ndër ditët më të bukura të muajit. Venusi dhe Neptuni do iu bëjë edhe më romantikë. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do ndodhin aspak mosmarrëveshje. Në mbrëmje lumturia do jetë e sigurt. Nëse jeni beqarë do keni mundësi vërtet të mira për takime interesante. Përfitoni sa më shumë të mundni. Në punë më mirë dëgjojini këshillat që do iu japin ekspertët dhe mos bëni sikur jeni të pagabueshëm. Kujdes nga Jupiteri në planin financiar. Mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do përballeni me një situate të vështirë.
Peshqit
Gjatë kësaj dite nuk do e keni shumë të lehtë të përshtateni dhe shpesh do jeni në ankth e në stres të madh. Ju të dashuruarit nga njëra anë do kërkoni qëndrueshmëri dhe nga ana tjetër do kërkoni të provoni gjëra të reja në çift. Rutina do iu vijë ne maje te hundës. Flisni me partnerin dhe se bashku do gjeni rrugën e duhur. Ju beqarët do e keni të vështirë të zgjedhin midis një aventure pasiononte dhe një marrëdhënieje të qëndrueshme. Reflektoni mirë para se të thoni fjalën e fundit. Në punë do ju duket sikur do luftoni me mullinjtë e erës dhe nuk do e keni të lehtë ta gjeni zgjidhjen. Në planin financiar do jeni më ambiciozë dhe do mundoheni me tepër për ta përmirësuar buxhetin. Planetët do jenë në anën tuaj. / dritare.net

















