

Dashi
Një raport i afërt me dikë po ju sjellë kënaqësi. S’ka rëndësi se sa shumë vështirësi keni përjetuar në jetën publike, ju e dini që ky person i dashur ju mbështet gjithmonë. Kur të mos ndiheni që jeni me fat, miqtë dhe familjarët janë arsye për ta ndryshuar qasjen. Jeni të pa punë? Pranoni ndihmë financiare prej dikujt që i keni ndihmuar në të kaluarën. Pranimi i mirënjohjes është pjesë esenciale e eksperiencës njerëzore
Demi
Do të merrni një ofertë punë që tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Para se ta ktheni mbrapsht këtë mundësi, shikoni edhe një herë. Pasi të bëni hulumtime për punëdhënësin potencial, do të zbuloni që ka reputacion jo të mirë. Puna në një vend që i vlerëson punëtorët e tij, do të jetë përgjigje për lutjen tuaj. Nëse ndiheni të kënaqur me pozitën aktuale, kërkoni rritje page. Keni bërë punë të madhe dhe e meritoni.
Binjakët
Lini mënjanë punën, për hir të kënaqësisë. Në përgjithësi, ju punoni sa dy veta. Bota nuk do të ndalet nëse ju pushoni. Shfrytëzojeni rastin për të dalë në një udhëtim argëtues njëditor. Vizitoni ndonjë qytet që e keni në afërsi ose rilidhuni me një mik, sepse do të jetë sfidë rifreskuese e do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Nëse jeni duke kërkuar dashurinë, do ta gjeni në ndonjë koncert, shfaqje a film.
Gaforrja
Jeta familjare është burim i kënaqësisë suaj. Nëse po mendoni që puna po ju shkakton stres, merrni një ditë pushim. Shijoni disa kënaqësi siç është gatimi i ushqimeve të mira, puna në kopsht apo një banjë e ngrohtë. Nëse keni menduar ta ndërroni vendbanimin, kërkoni një listë me prona. Do ta gjeni vendin perfekt që i përshtatet buxhetit tuaj. Bëni negociata për një qira apo blerje.
Luani
Nëse shkoni në një kurs do të ndiheni shumë të lumtur. Do ta shijoni zhvillimin e një shkathtësie kreative. Rezistoni idesë që t’i injoroni sugjerimet e instruktorit tuaj. Nëse vazhdoni t’u bindeni instinkteve do të humbni kohë të vlefshme. Është më mirë të provoni teknika të reja. Nuk është e lehtë t’u jepni fund shprehive të këqija por ia vlen. Edhe një gjest i vogël i ndryshimit do të sjellë shumë dallim të madh.
Virgjëresha
Mundësitë për të bërë para janë duke arritur me shpejtësi. Është e rëndësishme të zgjidhni një punë që ju jep një dozë më të madhe lirie. Ju i kushtoni shumë vëmendje punës. Nuk është e domosdoshme të jeni të mbikëqyrur. Jeni shumë të përkushtuar. Edhe puna nga shtëpia ju përshtatet mirë. Një prej mundësive të mira që keni është të udhëhiqni biznesin tuaj.
Peshorja
Ju rrezatoni vetëbesim. Si rezultat i kësaj, është më e lehtë të hiqni disa pengesa që ua kanë bllokuar rrugën. Kurdo që dikush ju ofron ndihmë, pranojeni. Nëse aplikacioni juaj refuzohet, dërgojeni përsëri. A keni kërkuar punë por s’keni pasur fat? Nisni një punë tjetër. Gjërat rreth jush do të ndryshojnë. Edhe jeta juaj private po përmirësohet. Keni qenë duke shëruar zemrën e thyer? Shpejt do ta takoni dikë që ju bën të harroni ish-partnerin.
Akrepi
Përfshirja në një organizatë humanitare do t’ju shpaguhet. Jeni lodhur duke u koncentruar për të bërë para. Nëse e shfrytëzoni aftësinë tuaj për t’i ndihmuar ata që kanë më pak fat, do të ndiheni më mirë për rolin tuaj në shoqëri. Zgjidheni një rast që e keni për zemër. Kur ta shihni dallimin pozitiv, do të fuqizoheni. Ideja që të largoheni nga një raport problematik ose punë e keqe nuk ju frikëson më.
Shigjetari
21.11-20.12
Rrjeti i njerëzve që keni ua përmirëson gjasat për sukses. Edhe pse keni shumë njohuri, nuk është e mjaftueshme të jeni ekspert të një fushe. Duhet ta bëni veten të njohur për ata që kanë profesionin që keni zgjedhur. Edhe nëse kjo nënkupton se duhet t’i bashkoheni ndonjë organizate, të shkoni në konferenca apo në panaire pune. E rëndësishme është ta prezantoni veten tek ata që kanë ambicie si tuajat. I futni në funksion edhe shkathtësitë tuaja.
Bricjapi
Ylli juaj është në ngritje dhe po ndiheni mrekullueshëm. Në të kaluarën, keni qenë të mbingarkuar duke u marrë me rivalë që kanë kërkuar vëmendje. Tani njerëzit që keni përreth e dinë dallimin ndërmjet stilit e substancës, dhe do tu japin rast të dytë. Mos i zhgënjeni. Puna juaj e madhe dhe standardet e larta krijojnë gjëra impresive. Kurdo që ju ofrohet një promovim impresiv në punë, tregoni gatishmëri të kërkoni më shumë para.
Ujori
Puna me dikë që ka të kaluar ndryshe prej tuajës do të jetë instruktive. Do të zbuloni se qëndrimi i tyre lidhet me produktivitetin e jo me mungesën e produkteve. Nëse refuzoni të merreni me gjëra të vogla nuk do të keni performancë më të mirë. Përkundrazi do të zvogëloni gjasat për t’i bërë gjërat si duhet. Mos i bëni shumë presion vetes. Rregullojeni sjelljen tuaj pasi të relaksoheni me kolegët. Do të keni një seri me gjëra të mira në punë.
Peshqit
Një lidhje pasionante po ju jep më shumë kurajë. Shfrytëzojeni rastin të bëni një lëvizje të guximshme që nuk keni mundur ta bëni prej kohësh. Regjistroni një fakultet, ndryshoni punën ose hiqni dorë nga një shprehi e keqe. Me përkrahjen e të dashurit, do të lëvizni malet. Nëse jeni beqar, nuk do të jeni gjatë. Do ta takoni dikë të veçantë, në një takim.

















