Na ndiqni edhe në

Horoskop

Horoskopi i 2022 për 12 shenjat!

Horoskopi i 2022 për 12 shenjat!


Dashi

Gjatë këtij viti do jeni dinamikë dhe kurajozë. Për sa i përket dashurisë duhet thënë se takimet do jenë mjaft interesante. Që nga prilli deri në dhjetor mundësitë për të krijuar lidhje serioze do jenë të mëdha. Për ata që janë në një lidhje 2022-shi do jetë viti i vendimeve të mëdha. Do e shihni me sy tjetër çdo gjë dhe aventurat e tjera nuk do iu tërheqin aspak. Në lidhje me paratë duhet thënë se yjet do iu japin mundësinë ta stabilizoni situatën dhe të merrni në dorë të ardhmen e buxhetit. Gjithsesi në çdo moment duhet të jeni vigjilentë me shpenzimet. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, por gjithsesi do jetë një periudhë me lodhje dhe stres të madh. Mos i harxhoni kot së koti energjitë sepse do iu duhen. Puna do ketë ndryshime të mëdha dhe të rëndësishme. Më në fund do zgjidhni orientimin e duhur që të arrini suksesin. Gjysma e dytë e vitit do jetë perfekte dhe e mrekullueshme.

Demi

Gjatë këtij viti demat do jetojnë qetësisht, do jenë të ndershëm dhe mjaft kreativë. Për sa i përket dashurisë do ketë ndryshime të mëdha që në ditët e para të 2022-it. Përgatituni! Ata që janë në një lidhje do kalojnë një vit të bukur dhe përgjithësisht të kënaqshëm. Beqarët do afrohen gjithnjë e më shumë me shpirtin binjak. Disa mund ta çojnë më tej një miqësi të vjetër. Investoni për të krijuar një lidhje të qëndrueshme dhe do shpërbleheni. Për shkak të një çmimi apo një progresi që do bëni do merrni goxha para dhe do e stabilizoni paksa buxhetin. Shëndeti do jetë më mirë sesa e kishit menduar. Do jeni plot gjallëri dhe do keni një rezistencë të mirë fizike. Në prill mund të keni ndonjë shqetësim të vogël, por që do e kaloni shpejt. Në punë do jeni edhe më ambiciozë, më kureshtarë, më të vendosur dhe më luftarakë. Do përballeni me disa pengesa. por në fund do e arrini atë që doni.

Binjakët

Gjatë këtij viti binjakët do jenë përgjithësisht të qeshur dhe mjaft të afrueshëm. Në lidhje me dashurinë duhet thënë se gjysmën e parë të vitit do mundoheni ta përforcojnë lidhjen që kanë krijuar për t’u ndier edhe më mirë. Pasi të kalojë qershori nuk do jenë më kaq dinamike dhe mund të ketë edhe ndonjë mosmarrëveshje të vogël. Beqarët do takojnë persona interesantë që në fillim të 2022-it. Ka shumë gjasa që disa të përfundojnë në martese brenda vitit. Për financat do jetë periudhë e mirë. Në gjashtë mujorin e dytë përgatituni edhe për të ardhura të majme. Shëndeti do jetë më i mirë se vitin që kaloi. Edhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike do ndihen më të qete dhe më në forme. Mos harroni gjithmonë të bëni pak aktivitet fizik. Në punë do jeni më entuziastë dhe më të vendosur se më parë. Me gjasa do e arrini atë që keni menduar, por përgjegjësitë do iu shtohen.

Gaforrja

Këtë vit, gaforret do jenë më tërheqëse dhe më të ndjeshme. Për sa i përket dashurisë, do e konsolidojnë atë, por nga ana tjetër çiftet do tregohen më strikte në lidhje me tradhtitë apo me gënjeshtrat. Pas verës disa do mendojnë për martesa ose për fëmijë. Beqarët do kenë që në muajt e parë takimin vendimtar. Shikoni me kujdes kudo që do shkoni. Financat do jenë të paqëndrueshme duke qenë se do shpenzoni jashtëzakonisht shumë. Mundohuni të vini fre sa më pare sepse nuk do dini nga t’ia mbani më vonë. Shëndeti herë pas here mund të ketë edhe probleme. Kujdesuni më tepër për veten gjysmën e parë të vitit, atëherë kur edhe imuniteti do jetë më i dobët. Në pune do keni më shumë fat dhe do jeni të vendosur për të arritur atje ku keni menduar. Yjet do jene në anën tuaj dhe do iu mbështesin. Ata që janë në kërkim të një pune do e gjejnë atë në vjeshtë.

Luani

Do jeni pasionantë dhe plot gjallëri gjatë këtij viti. Çiftet do jenë edhe më romantikë dhe do t’i shtojnë dozat e imagjinatës për të përjetuar më shumë emocione. Çdo gjë do jetë në favorin e tyre kështu që le ta shfrytëzojnë çdo ditë e çdo minutë. Beqarët do realizojnë takime pa fund dhe do kenë më tepër mundësi të krijojnë lidhjen e ëndërruar. Ndryshe nga 2012, këtë vit do tregoheni më të kursyer me shpenzimet dhe kjo do bëjë të mundur që ta përmirësoni ndjeshëm buxhetin. Nëse keni borxhe shlyejini ato sa më parë që të mundeni. Kujdesuni pak më tepër për higjienën nëse doni të mos keni probleme shëndetësore. Shmangni sa të mundni pijet energjike, kafen e tepruar apo edhe pijet me gaz. Nuk do iu bëjnë mire. Në punë duhet të reflektoni mirë para se të merrni vendime për të ardhmen. Megjithatë pritet që viti të jetë i suksesshëm dhe t’iu hapë horizonte të reja. Nëse filloni një biznes tuajin do fitoni më shumë sesa kishit menduar.

Virgjëresha

Doni të dini se çfarë do ndodhë me jetën tuaj gjatë këtij viti? Ja çfarë parashikojnë yjet. Për sa i përket jetës sentimentale, çiftet do kenë një vit të ndarë në dy pjesë. Gjashtë muajt e parë mund të ketë edhe debate apo zënka, ndërsa pjesën e dytë çdo gjë do shkoje më së miri. Këshillohet të tregoheni sa më të sinqertë dhe mos i mbani asnjë të fshehte partnerit. Beqarët do kenë takime të mërzitshme dhe aspak emocionuese në muajt e pare. Mos kërkoni me forcë të krijoni një lidhje e cila jo vetëm që nuk do iu sjellë aspak kënaqësi, por mundet edhe t’ua ndërlikojë jetën. Financat nuk do jenë më të mira se një vit më parë, por gjithsesi do bëni çmos të ruani ekuilibrin. Me pak maturi dhe vendosmëri do ia dilni. Shëndeti do përballet herë pas here me disa probleme. Mirë është të mos iu besoni shumë kurave popullore, por të shkoni dhe te konsultoheni me mjekun. Doni te dini si do shkoje puna? Periudha qershor-korrik do jetë me suksesshmja. Do ua njohin të gjitha meritat që keni.

Peshorja

2022-i do jetë vit më i favorshëm për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak. Takimet do jenë të njëpasnjëshme dhe do ua mbushin shpirtin me gëzim. Shfrytëzojini të gjitha dhe më pas zgjidhni personin e duhur. Jeta e çifteve do jetë e qetë po gjithsesi e kënaqshme. Shprehini edhe pengjet e se kaluarës. Nga mesi i vitit mund të merrni edhe ndonjë vendim të rëndësishëm. Financat nuk do jenë shumë të mira. Shtrëngojeni pak rripin sepse do bini në humnerë nëse vazhdoni gjithmonë të shpenzoni. Shëndeti do jetë kryesisht i mirë, por hera herës mund të keni ndonjë shqetësim të vogël, si për shembull dhimbje koke apo edhe dhimbje muskujsh. Nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Jeta profesionale do shkojë për mrekulli në gjysmën e parë të vitit. Do realizoni projekte të rëndësishme dhe do keni përfitime të mëdha. Ata që punojnë në fushën e medias do arrijnë suksesin e shumëpritur.

Akrepi

Gjatë këtij viti do jeni më të sinqertë si në dashuri ashtu edhe në miqësi. Do i kushtoni më tepër rëndësi familjes të cilën e keni lënë pas dore muajt e fundit të vitit që latë pas. Ata që kanë një lidhje do mendojnë t’i çojnë gjërat edhe me tej, duke krijuar zyrtarisht një familje apo duke menduar për fëmijë. Beqarët do kenë një vit më pozitiv dhe pak nga pak do harrojnë ato që kane kaluar kohë më parë. Nuk do kenë frikë as të njihen me persona të rinj. Financat do kenë ulje dhe ngritje, por në përgjithësi nuk do ketë katastrofa, vetëm probleme që do rregullohen shpejt. Shëndeti do jetë më i mirë pas periudhës së dimrit. Tre muajt e parë të 2022-it rezistenca do jetë e dobët dhe do prekeni disa herë nga gripi. Mos i lini gjërat pas dore. Periudha e dytë e vitit do jete ajo më intensivja në planin profesional. Edhe pse do lodheni, rezultatet do iu kënaqin dhe do iu çlodhin menjëherë.

Shigjetari

Gjatë këtij muaji Mërkuri dhe Jupiteri do ju mbajnë larg problemeve serioze. Qielli juaj do jetë më i hapur sidomos pas javës së dytë. Nëse jeni në një lidhje ditët e para mund të ndodhin disa kontradikta për shkak të shpenzimeve të mëdha që keni kryer. Thirrini mendjes dhe bëni kujdes edhe me fjalët që do i thoni partnerit. Pas datës 15 situata do fillojë të ngrohet goxha. Nëse jeni beqarë joshni pa dorashka sepse vetëm përfitime keni për të pasur. Shqetësime të mëdha fizike nuk keni për të pasur, megjithatë po treguat kujdes për shëndetin do jetë akoma më mirë. Në punë mund t'iu anulohet një projekt ose mund të mos mbahet fjala që iu është dhënë. Sido që të jetë mos u dorëzoni sepse pas datës 9 planetët do nxitin kontaktet e reja. Në planin financiar për fat të mirë situata do fillojë të përmirësohet pas javës së parë. Do ndiheni më të qetë për këtë gjë.

Bricjapi

Gjatë këtij muaji do nxirrni kthetrat dhe do bëni çdo gjë për të mbrojtur interesat tuaja. Idetë që keni do i shprehni hapur edhe sikur të keni kundërshti nga të tjerët. Nëse jeni në një lidhje do i jepni prioritet partnerit dhe do e bëni atë të ndihet me fat që ju ka në krah. Mosmarrëveshjet e vogla do i lini pas krahëve njëherë e mirë. Ju beqarët do jeni shumë kërkues dhe nuk do arrini dot të gjeni një person që do i përmbushë të gjitha kërkesat që keni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, por për fat do keni vetëm dhimbje kokë dhe muskujsh herë pas here. Në punë pavarësisht rrugës së vështirë nuk do dorëzoheni. Disa miq do ju ofrojnë goxha mbështetje. Sektorin financiar duhet ta keni më tepër nën kujdes sepse po filluan problemet serioze nuk do mundeni dot ta stabilizoni lehtësisht situatën.

Ujori

Ky muaj do jetë herë pas here i trazuar. Ju që jeni në një lidhje do keni edhe debate me njerëzit qe ju rrethojnë. Mirë është t'i mendoni me kujdes gjërat që do thoni sepse përndryshe lidhja mund të marrë tatëpjetën. Nëse jeni beqarë do njiheni me persona të shumtë, por nuk do arrini dot të filloni një lidhje ashtu si e kishit ëndërruar. Shëndeti do jetë problematik dy javët e para për shkak të mungesës së gjumit dhe lodhjes në punë. Kujdesuni pak më tepër për veten tuaj. Në punë fillimi i muajit do jetë goxha pozitiv, ndërkohë që javën e tretë ka rrezik që situata t'iu dalë jashtë kontrollit. Bëni mirë të mos ju besoni shumë kolegeve që keni pranë sepse do zhgënjeheni. Gjendja e financave do jetë disi më e qëndrueshme, çka mund t'iu lejojë edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Peshqit

Gjatë këtij muaji duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje personit që keni në krah sepse përndryshe ka për t'iu ikur nga duart. Java e parë do jetë e qetë, por aspak emocionuese. Vetëm pas datës 15 gjërat mund të fillojnë disi të ndryshojnë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të pare ne momentin qe me pak e presin. As vete nuk e kishit imagjinuar ndonjëherë se gjërat mund t'iu ndodhnin në këtë mënyrë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar, jo nga ndonjë virus i stinës, por ankthi dhe stresi do jenë ato që do krijojnë probleme. Në punë do keni konkurrencë të fortë, por kjo nuk do ju frikësojë për të hedhur hapat e menduara. Nëse jeni të punësuar në një institucion dhe keni marrëdhënie me jashtë do jeni më me fat se të tjerët. Gjendja e financave do jetë e mirë, por jo aq sa për të kryer shpenzime ekstravagante apo për të hequr para mënjanë./dritare.net