Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia që bëri bujë në Itali, gazetari publikon videon ekskluzive 'Në Kurthin e Piter Pan’

Historia që bëri bujë në Itali, gazetari publikon videon
Gabriele Parpiglia, gazetari i njohur italian ishte i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në TV Klan. Parpiglia është autor i disa programeve të suksesshme televizive të transmetuara në Channel 5: “Maurizio Costanzo Show”, “L’Intervista”, “Grande Fratello Vip 2″. Para se të niste intervisën me “gazetarët” e “Në Kuthin e Piter Pan”, Parpiglia foli lidhur me një ngjarje e cila ka bërë bujë në të gjitha mediat italiane. Ai së bashku më nje koleg tjetër kanë hedhur dritë mbi të vërtetën e shëmtuar të historisë së Pamela Pratit, e cila së bashku me dy partneret e saj të një agjencie talentesh, ku përfshihet një person me emrin “Mark”, që ka biznese në Shqipëri, kanë sajuar një histori. Gjithë mediat italiane i janë kthyer kundër Pamela Pratit.

Një nga dëshmitaret e kësaj historie ka dhënë një prononcim ekskluziv për Gabriele Parpiglia dhe ai ka vendosur ta ndajë për herë të parë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në TV Klan.

Historia

Pamela Prati është një nga emrat më të famshëm të botës së televizionit dhe artit në Itali. Së fundmi historia e saj e bujshme ka bërë xhiron e medias italiane ku përitet për të dashurin e saj misterioz, një biznesmen. Fillimisht, e ftuar në emisionin e Mara Venier në “Histori italiane”, Pamela Prati foli për të parën herë për martesën në kishë dhe shprehur dëshirën për të pasur dy fëmijë me Marco Caltagirone. Një nale e përsosur për 61-vjeçaren Prati! Por, Marco ose Markun nuk e pa askush, asnjëherë! Ose ka një emër tjetër, ndoshta! Detaji që e lidh me Shqipërinë gjithë këtë ngjarje të bujshme është fakti se mediatikisht u përfol se bashkëshorti i ardhshëm I Pamela Pratit kishte biznese të përqëndruara në Shqipëri, dhe më pas një grup hetuesish kanë ardhur dhe kanë pyetur në Qendrën Kombëtare të

Regjistrimit të pasurive për ndonjë sipërmarrje në emrin e Marco Caltagirone, por asnjë rezultat. Kush është në të vërtetë bashkëshorti i pretenduar i Pamela Pratit? A ekziston vërtetë Mark ose Marco Caltagirone?

Intervista ekskluzive e Gabriele Parpiglia me një nga anëtaret e agjencisë

- Kam frikë se mos më bëjnë keq…

-Vijmë në ditët e sotme dhe asim për skandalin që ka shpërthyer për martesën ndërmjet Pamela Pratit dhe Marko Caltagirone. Opinioni publik është i ndarë në dy grupe. Revista ” Pamela PRATI” Sekretet dhe Genjeshtrat e Dasmës Fantazmë”

-Dhe rreth kësaj martese qarkullojnë lajme të rreme që edhe sot nuk gjejnë përgjigje. Por ti je ndër të paktat që je pozicionuar në krah të Pamela Pratit. Përse e ke mbrojtur këtë situatë?

– Sepse unë jam një person që beson shumë në miqësi, ndaj i kam mbrojtur…. kur pashë deklaratat e tyre, më ngriu gjaku.

– Çfarë ke parë?

– Kam parë një sekuencë ku Pamela Perriciolo menaxherja jonë, iste me zë të transfromuar burri tek portali FanPage duke u shtirur sikur të ishte avokati i çështjes; me ngriu gjaku. Por në këto rrethana jashtë restorantit, Pamela Perriciolo më tregoi një foto të Markos …

– Ia kërkove ti?

– Jo. Në shtëpinë e saj.

– Pra ti ke parë foton e Marco Catalgirone?

– Të tretën. Një foto ma tregoi Eliana, foton e dytë të Marco ma treguan Eliana dhe Pamela së bashku, dhe të tretën ma tregoi Pamela dhe ishte prapë një Marco tjetër.

– Po të tregoj një investigim të kryer nga e përjavshmja “Chi” dhe po të kërkoj nëse njeh ndonjë nga këto foto në raport me çfarë ke parë.

– Ky është proli i katërt fallco i Markos. Pavarësisht gjithçkaje unë jam një person i sëmurë dhe skleroza multiple është një sëmundje e padukshme sepse ti për momentin nuk e sheh por është një sëmundje e cila në qoftë se je nën presionin e stresit dhe ankthit mund të të provokojë dëme. Ato më kanë parë në gjendjen më të keqe të mundshme, isha e paralizuar nga qafa e poshtë. Gabriele unë kam parë një Pamela Prati dhe një Eliana që gënjenin me vetëdije.

-Në qoftë se ato do të thonë se këto fjalë që ti po thua tani janë gënjeshtra, si do ti përgjigjeshe?

-Ato mund të thonë tani që është e gjitha një gënjeshtër por unë kam provat që demonstrojnë genjeshtrat e tyre. Ato për mua nuk ekzistojnë më. Mbyllet një kapitull dhe unë nuk dua t’ia di më… Më kanë vënë në lojë dhe janë tallur me mua.

-A ke pasur frikë nga gjithë kjo situatë e krijuar?

-Kam frikë se mos më lëndojnë dhe bëjnë keq, kam frikë se kur ato të jenë para ekranit dhe do shohin këtë do të tërbohen… Por unë kam prova…

– Sipas teje Marco Caltalgirone ekziston apo jo?

– Marco Caltagirone për mua nuk ekziston…

Gazetari Gabriele Parpiglia, tha se duhet të ketë një limit dhe të vihen në peshore disa gjëra të shtrenjta./I.M-tvklan.al