Na ndiqni edhe në

Shkrimet e Dritanit

Hazizaj: Asnjë gjyqtar nuk e kalon vetingun

Hazizaj: Asnjë gjyqtar nuk e kalon vetingun

Juristi Sokol Hazizaj i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila, tha se thuajse shumica e gjyqtarëve nuk do ta kalojnë procesin e vettingut dhe kjo është e menduar paraprakisht.

Pjesë nga biseda: 

Gjata: Nga të dhënat që kam unë, pushteti gjyqësor do të jetë zero. Prokuroria nuk ka qenë në tabelën e qitjes për reformën në drejtësi. Do jetë 50 me 50. Më shumë kanë ngelur në KPK se sa janë kualifikuar. Kualifikojnë këshilltarët e Gjykatës së Lartë. Ata që nuk kanë punuar asnjëherë gjyqtarë dhe thonë numri është më i lartë.  Kjo është e menduar më së miri për të çuar pushtetin gjyqësor në këtë pikë.

Nuk është parë dhe nuk është dëgjuar që të mos ketë Gjykatë të Lartë. Nuk ka sens që tre anëtarë që kanë ngelur në Gjykatën e Lartë marrin vendime pezullimi kundër qytetarëve./ora news