Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Habit Linda Rei: Së shpejti nënë, projekti im për t’u futur në politikën shqiptare

Habit Linda Rei: Së shpejti nënë, projekti im për t’u
Thotë se është e fortë në karakter dhe e ndjeshme në shpirt, me pak fjalë 100 për qind femër. Pasi rrëfeu historinë e saj në ekranet dhe mediat shqiptare, 29­ vjeçarja Linda me emrin e lindjes Rei, po përgatitet t’i hyjë politikës në Shqipëri. Modelja dhe grimierja në Itali u largua nga Shqipëria në vitin 1999 dhe u kthye në 2016-­n, për të bërë bujë me rrëfimin e historisë së saj të pazakontë. Por kthesa që mori jeta si femër, nuk do të mbetet me kaq. Pasi ka sfiluar si Miss dhe ka prezantuar disa spektakle në Itali, Linda ka vendosur të kthehet në Shqipëri për lëvizjen politike “Hakmarrja e grave” në mbështetje të gruas. Ajo rrëfen 8 Marsin e saj, dashurinë dhe planin për të sjellë në jetë një fëmijë “in vitro”…

Linda Rei je e njohur deri tani si modele. E vërtetë që po përgatitesh t’i hysh politikës? Dhe për çfarë lëvizjeje apo drejtimi politik bëhet fjalë?

Bëhet fjalë për një parti të re, nga e cila do të frikësohen ato kolltuqe të mykura që prej shumë kohësh mendojnë vetëm për veten. Shqipëria nuk ka as tre milionë banorë dhe duhet të shkëlqejë në botë, pasi populli shqiptar (edhe se me shumë injorancë) ka kapacitetet të bëhet shteti që bota ta ketë zili. Mjafton që dikush të ketë dëshirë të vërtetë ndaj popullit, dhe jo vetëm të mbushë xhepat e vet.

Pjesë e cilës nisme politike je?

Quhet “La rivincita delle donne” (Hakmarrja e grave) dedikuar gruas. Edhe pse populli shqiptar është maskilist, vetëm një femër që njeh trurin e mashkullit mund t’i përballojë dhe t’i kalojë ata. Femrat janë më të zgjuara dhe më të forta se burrat. Jemi ne që çojmë botën përpara, arrijmë të punojmë, të rrisim fëmijët, të bëjmë punët e shtëpisë, të gatuajmë dhe në të njëjtën kohë gjejmë kohë dhe për t’u depiluar(qesh).

Nuk mendon se po i hyn një rruge të vështirë krahasuar me angazhimet e tua në sfilalat e modës në Itali?

Nuk do të lodhem kurrë së luftuari që bota të ndërgjegjësohet se për gjithçka kemi sot e do të kemi nesër, duhet t’ua dimë për nder grave që kanë lufttuar. Edhe pse jemi në vitin 2017, ne ende duhet të merremi me realitetin e ashpër dhe të trishtuar të të drejtave të grave, si dhe me mundësitë që nuk janë aspak të barabarta dhe të garantuara.

Ti në 8 Mars feston apo proteston, dhe çfarë do të bësh konkretisht për të pasur sukses?

Kuptimi i 8 Marsit nuk është ai i venituri, siç i është dhënë ndër vite, por do të jetë një mundësi e vërtetë për të ndaluar dhe për të reflektuar mbi çështjet që prekin gratë. Konkretisht, unë do të studioj mirë politikanët shqiptarë, do të studioj ligjet dhe në fund do të bëj hapin tim kundër atyre që nuk lejojnë që Shqipëria të jetë shteti që meriton. Ndoshta dikush do të qeshë, por ashtu fitohen luftrat, me strategji e jo me forcë. Unë jam vetëm në këtë nismë, por do të marr shembull nga antikiteti dhe simboli“Kali e Trojës”, pra do të ndërtoj një kalë si dhuratë, dhe brenda do të jem unë.

Beson se gruaja mund të t’ia dalë e vetme në nisma të mëdha?

Në fakt, gratë janë nënvlerësuar shpesh dhe konsiderohen të paafta për të bërë gjëra të mëdha. Ne na penalizojnë për ndjeshmërinë tonë, por disa nga ne gratë kanë qenë në gjendje për të revolucionizuar botën. Dua të kujtoj këtu Kleopatrën, Maria Antonetën, Mbretëreshën e Anglisë dhe shumë gra të tjera që kanë qenë dhe janë të forta. Unë dua të jem pjesë e tyre.

Ndërkaq, para pak ditësh ke postuar testin e shtatzënisë në Facebook. Ishte një provokim për ata që vënë në dyshim feminilitetin tend, apo është e mundur shkencërisht të sjellësh në jetë fëmijën tënd?

Po, është e mundur.

Me ç’metodë?

Si te femrat që nuk ngelin shtatzënë natyralisht, por kanë nevojë për fekondim “in vitro”.

E ke zgjedhur babain me kë do ta kesh fëmijën?

Jo, ende. Por do të jete një ditë dikush që do më bëjë të besoj sërish në atë dashurinë që ekziston në trurin tim.

Cilat janë pretendimet e tua për burrin e jetës?

Kushdo qoftë ai, edhe një kamerier i thjeshtë, nuk ka rëndësi për mua. Unë jam e fortë dhe e pavarur. Kështu që do të dashurohem kur dikush do të arrijë të më bëjë të buzëqeshë thjesht me mënyrën si më shikon me ato sytë që ndriçojnë e që do më japin ndjesinë se po më shikon sikur nuk ekziston njeri tjetër në botë në atë moment. Deri atëherë do të rri vetëm, dhe nëse nuk do të ndodhë, do të thotë që ishte shkruar kështu.

Ka shumë vajza që të mbështetin për këtë që je?

Po, dhe këtë e kam parë edhe rrjete sociale, e sidomos në Instagram. I kam ndjekëset të gjitha femra që më komentojnë shpesh, dhe kjo më bën të lumtur./panorama