Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit

Grabitet me armë zjarri banka te Komuna e Parisit

Një bankë e nivelit të dytë në Kompleksin Kika, në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është grabitur sot me armë zjarri.

Bëjnë të ditur se autori i dyshuar ka hyrë brenda bankës i maskuar, me fytyrën të mbuluar me shall, i ka vënë armën mbi kokë arkëtares, duke i marrë paratë që gjendeshin atje.

Te dera i ka drejtuar armën rojes së bankës për ta bllokuar që mos të bëj lëvizje dhe pasi ka dalë jashtë ka marrë monopatinën dhe është nisur drejt stadiumit Dinamo.

Forca të shumta policie janë pozicionuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.