Gjykata: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i së paku 385 personave
Wednesday 16 September 2026, 11:11
Dritare.net

Trupi gjykues në Hagë ka konstatuar se Prokuroria arriti të dëshmojë arrestimin e paligjshëm të së paku 385 personave.
Sipas konstatimeve të gjykatës, disa të ndaluar u rrahën rëndë dhe iu shkaktuan vuajtje psikologjike. Në disa raste, keqtrajtimi përfshiu thyerje të gjymtyrëve dhe shkulje të thonjve, ndërsa disa persona humbën jetën si pasojë e rrahjeve.
Gjykatësi Charles Smith tha se pasojat e keqtrajtimit kanë qenë afatgjata për disa prej të ndaluarve, përfshirë dhimbje të vazhdueshme, vështirësi në ecje, depresion dhe probleme me gjumin./L.F-dritare.net