Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata Speciale dënon Hashim Thaçin me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Gjykata Speciale dënon Hashim Thaçin me 17 muaj burgim për

Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për disa pika të aktakuzës në çështjen për pengim të drejtësisë, duke e dënuar me 17 muaj burgim.

Vendimi u shpall nga gjyqtari Christopher Gosnell, i cili shqiptoi ndaj Thaçit një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim.

Gjatë leximit të vendimit, gjyqtari u ndal te biseda e Thaçit me Fadil Fazliun, duke deklaruar se ish-presidenti e kishte paralajmëruar atë për pyetjet që mund t’i drejtonin zyrtarët e Prokurorisë.

“Ata të pyesin: A të ka thirrur kush?”, citoi gjyqtari fjalët e Thaçit. Sipas Gosnellit, fjala “ata” në këtë bisedë u referohej zyrtarëve të Prokurorisë.

Gjatë procesit gjyqësor, gjykatësi tha se, sipas aktakuzës, Thaçi kishte organizuar tri grupe, ku përfshiheshin Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kilaj, me qëllim ndërhyrjen në dëshmitë e dëshmitarëve.

Prokuroria pretendoi se Thaçi kishte vepruar si drejtues ose organizator i këtyre grupeve dhe u kishte zbuluar vizitorëve informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët në procesin gjyqësor për krime lufte ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ky rast është i ndarë nga gjykimi kryesor ndaj Thaçit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.