Na ndiqni edhe në

Gatuaj në Dritare

Receta ideale për mëngjesin e fundjavës, shpejt dhe thjeshtë!

Receta ideale për mëngjesin e fundjavës, shpejt dhe

Këtë mëngjes fundjave niseni ditën me një recetë të shijshme, e cila do t’ju lërë një shije fantastike për ju dhe familjen tuaj.

Receta me vezë, brokul dhe gjizë përgatitet shpejt dhe nuk ju merr shumë kohë

Përbërësit:

300 gr brokoli

4 kokrra vezë

3-4 lugë gjelle gjizë

2-3 filxhanë kafeje me vaj ulliri

Kripë

Piper

Përgatitja:

Fillimisht pastroni brokolin nga gjethet dhe hiqini kërcellin dhe më pas ndajeni në degëza të vogla. Brokolin lërëni të zjejë në ujë të valuar me kripë për 10 minuta, më pas largojeni dhe vendoseni në një pjatë që të ftohet. Më pas ndani të bardhat nga të verdhat e vezëve, shtoni kripën, piperin dhe vijoni t’i rrihni edhe për pak.

Të gjithë masën hidheni në tiganin me pak vaj dhe mbi të shtoni degëzat e brokolit, gjizën dhe lërëni të piqet pak derisa të jetë gati.

Ju bëftë mirë!/M.K-dritare.net