Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Futja e PD në zgjedhje rrezikon Luan Ramën të dalë deputet? Ja reagimi i tij!

Futja e PD në zgjedhje rrezikon Luan Ramën të dalë deputet?
Nënkryetari i LSI-­së Luan Rama ka komentuar komentet që lidhen me listat e kandidatëve për deputetë në LSI, pas futjes së PD-­së në zgjedhje.

Statusi i plotë

Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit “me hyrjen e PD-­së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nenkryetarit te LSI­së”, e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LS-I­së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të perfaqësojnë LSI-­në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë. Eshtë momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti.