
Foton më të bukur të dasmës, Meghan dhe Harry, na e bënë surprizë në dhjetor
E Premte 14 Dhjetor 2018, 13:01
Dritare.net

Këtë vit, pa mbërritur Krishtlindjet ende, Meghan Markle dhe Princ Harry, kanë ndarë foton më të bukur nga dasma e tyre.
Në foto është çifti në ditën e martesës, duke vështruar spektaklin madhështor të fishekzjarrëve me pamje nga liqeni në Shtëpinë Frogmore, ku u mbajt dhe dasma.
Nga ana tjetër, na vjen dhe kartolina e krishtlindjeve nga familja e Kate Middleton dhe Princ William, bashkë me 3 fëmijët. Mbase kjo është fotoja më e ëmbël e tyre për këtë vit./E.B-dritare.net

















