
Foto/ Të dehur dhe të armatosur, policia ndalon 56 tifozë bullgarë të hyjnë Shqipëri
Dritare.net

Mësohet se disa prej tifozëve kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa polcia, gjatë kontrollit të ushtruar, ka gjetur në automjetet me të cilat udhëtonin edhe thika apo mjete të forta të cilat mendohej so do t’i merrnin me vete në stadium. Policia ka lejuar pjesën më të madhe të tifozëve të kalonte kufirin dhe të udhëtonin drejt Tiranës, ndërsa ka ndaluar 56 prej tyre që të hynin në territorin shqiptar, duke i cilësuar si persona me rrezikshmëri të lartë për mbarëvajtjen dhe rendin publik.
Tifozët e Botev kishin krijuar probleme edhe gjatë udhëtimit të tyre në Maqedoni. Ata janë ndaluar nga policia maqedonase pranë Kumanovës, pasi kanë pikturuar kryqet naziste nëpër mure. Më pas, ata janë shoqëruar me eskorta të shumta policore gjatë të gjithë rrugëtimit të tyre në territorin maqedonas, deri në kufi me Shqipërinë.

















