Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto e video/ Trump lë nam, ja protokollin që theu në takimin me mbretëreshën!

Foto e video/ Trump lë nam, ja protokollin që theu në takimin me
Një ditë më parë Dritare.net referuar mediave angleze publikoi rregullat strikte që duhet të ndiqte Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë takimit me mbretëreshën Elisabeth në Londër.

Ashtu siç ishte parashikuar Trump ka thyer disa herë protokollin dhe rregullat gjatë takimit të një ditë më parë me mbretëreshën.

Takimi mes Presidentit të SHBA dhe Zonjës së Parë Melania Trump me Mbretëreshën që në fillim nuk shkoi mirë, për shkak të vonesës së Presidentit i cili e la monarken 92-vjeçre të presë disa minuta.

Sapo u takuan Trump nuk u përkul përpara mbretëreshës, edhe pse i lejohet por shumica e personaliteteve përkulen përpara madhërisë së saj.

Megjithatë, pas himneve kombëtare, gjatë ecjes, Trump ecte gjithmonë përpara mbretëreshës, që konsiderohet jo protokollare, sepse mbretëresha duhet të eci gjithmonë përpara, shkruan dritare.net.

Gjithashtu edhe Melania Trump theu protokollin teksa nuk është përkulur përpara mbretëreshës.

Përdoruesit e Twitter kanë qenë të shpejtë për të kritikuar Presidentin dhe disa persona e quajtën atë "të sëmurë dhe të paditur".

Konsulentja  dhe komentatorja e marrëdhënieve publike Richard Fitzwilliams tha se Presidenti kishte thyer protokollin Mbretëror duke deklaruar: 'Ishte sjellje e papërshtatshme'.

Përkundër thyerjes së protokollit Trump shprehu vlerësimet për mbretëreshën.  "Ajo është një grua e jashtëzakonshme. Me të vërtetë mezi pres që ta takoj atë. Unë mendoj se ajo përfaqëson vendin e saj aq mirë. Nëse e mendoni, për kaq vite ajo ka përfaqësuar vendin e saj, ajo kurrë nuk ka bërë asnjë gabim. “-tha Trump./I.M-Dritare.net