Protokolli strikt që duhet të ndjek Trump kur të takojë mbretëreshën e Britanisë së Madhe

Presidenti i SHBA Donald Trump do të takojë pasditen e së premtes mbretëreshën e Britanisë së Madhe, dhe gjatë takimit me të Trump do të duhet të ndjekë disa rregulla strikte protokollare.

Eksperti i etiketës William Hanson tha se presidenti amerikan duhet të presë që madhëria e saj ta shtrëngojë dorën, por nuk është e nevojshme të përkulet.

Ai gjithashtu shpjegoi se si duhet të presë monarkun  92-vjeçare dhe bashkëshorten e tij Melania të ulen të parat.

Trump dhe bashkëshortja e tij Melania duhet së pari t’i drejtohen Mbretëreshës si ‘Madhëria juaj’.

Përshëndetja.

William shpjegon se  Trump nuk është i detyruar të përkulet për Mbretëreshën, siç kërkohet nga të tjerët që takojnë atë.

“Si një qytetar amerikan dhe shef i shtetit të SHBA Presidenti Trump nuk ka nevojë të përkulet kur të takohet me Madhërinë e saj, edhe pse ai mund të dëshirojë”,- tha ai, shkruan dritare.net

LEXO DHE :  Revista People zbulon kush është mashkulli më seksi për 2019!

Presidenti duhet t’i japë Mbretëreshës një shtrëngim duarsh të lehtë, ndryshe nga shtrëngimet e forta që ka zakon Donald Trump.

‘Shtrëngimet e dorës duhet të jenë të lehta dhe si mikpritës Madhëria e saj duhet të shtrijë dorën e para”

Përsa i përket emrit që duhet t’i drejtohen, në fillim “madhëria juaj” e më pas “zonjë” ky protokoll është thyer nga personat e famshëm. Nelson Mandela iu drejtua mbretëreshës ME “Elisabeth”.

Mbretëresha dhe Trump do të pinë çaj gjatë takimit të tyre./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.