Foto/ Dasma e Messit, garë mes grave bukuroshe të futbollistëve
E Diel 2 Korrik 2017, 13:01
Dritare.net
Lionel Messi ka hyrë në botën e meshkujve të martuar. Ylli argjentinas ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me Antonella Roccuzzon. Dyshja është martuar në një ceremoni glamuroze në vendlindje të futbollistit, Rosario, aty edhe ku u njohën para 17 vjetëve. Në mesin e shumë miqve dhe shokëve të 30-vjeçarit ishin të pranishëm edhe disa prej futbollistëve që i kishte ftuar argjentinasi. Tashmë më mediat kanë nisur një sondazh se cila ishte femra më e bukur e mbrëmjes të futbollistëve që ka lënë në hije nusen e Messit.