

Kjo është deklarata e dorëheqjes që ka firmosur kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme, pasi Këshilli Kombëtar i PD vendosi unanimisht për djegien e mandateve.
Me dorëheqjen nga mandati i deputetit, Kryetari Basha fton qytetarët në protestë nesër në orën 10.00, para Parlamentit.
“Nuk ka kthim pas! Nesër së bashku si qytetarë të lirë para Parlamentit, ora 10.00”, shkruan kreu i PD në Instagram duke publikuar edhe deklaratën e firmosur./A.C/dritare.net

















