Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Foto/ Andresa e të Dielës Shqiptare: Çfarë nuk më pëlqen te shqiptarët

Foto/ Andresa e të Dielës Shqiptare: Çfarë nuk më
Prej vitesh tashmë në krah të prezantuesit të mirënjohur Ardit Gjebrea, herë lozonjare, herë e çiltër Andresa rrëmbeu zemrën e të gjithëve, që në fillimet e daljes së saj në ekran tek  “E diela Shqiptare”. Por edhe pse e shkathët dhe e aspak e kompleksuar para ekranit moderatorja është tejet e rezevuar për jetën e saj private, larg vëmendjes së publikur, eventeve të shumta që zhvillohen në qytet dhe gjithë pompozitetit që shoqëron në përgjithësi jetën e personazheve publikë.

Në një intervistë të saj të fundit për gazetën Paloma, Andresa na tregon disa të fshehta të cilat nuk kemi pasur mundësi ti dëgjojmë prej saj çdo të diel, në ekran. Mes arsyeve pozitive pse duhet jetuar në Shqipëri dhe atyre negative, ajo tregon se familja është më e bukura, së bashku me sigurinë dhe ushqimin e mirë. Kurse sa i përket aspekteve negative,  ajo thotë se mungesa e respektit në makinë është më e besdisura.