
Fluturimet Prishtinë-Beograd/ Rama: Ramushi bëri mirë që e përshëndeti këtë hap
E Hënë 20 Janar 2020, 18:06
Dritare.net

“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!
Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”,- shkruan Rama./K.C/dritare.net

















