Na ndiqni edhe në

Sport

Flamurtari merr tre pikët, Tirana e mbyll me 10 lojtarë

Flamurtari merr tre pikët, Tirana e mbyll me 10 lojtarë
Flamurtari i është larguar zonës së ftohtë të tabelës së klasifikimit me një fitore shumë të rëndësishme ndaj Tiranës. Bardheblutë dominuan minutat e para duke mbyllur Flamurtarin në gjysmëfushën e vet dhe duke krijuar disa raste të mira shënimi të njëpasnjëshme, kryesisht me goditjet standarde.

Por vlonjatët u zgjuan pak nga pak dhe në fundin e pjesës së parë arritën të kalonin në avantazh me anë të Donjet Shkodrës, i cili realizoi një gol mjaft të bukur pas një shpërthimi në krahun e  majtë.

Në pjesën e dytë, reagimi i Tiranës ishte i vakët, pasi skuadra e Josës rrallëherë vuri në vështirësi portierin Frashëri. Për më tepër, në momentin kur nevojitej më shumë trysnia para portës kundërshtare, mori një tjetër goditje pasi Vucaj u ndëshkua me të kuq pas një faulli reagimi ndaj Alvesh, edhe pse mbetet për t’u kuptuar pse edhe sulmuesi vlonjat nuk mori një ndëshkim të ngjashëm.

Tre pikët ngjitin Flamurtarin në vendin e 7, në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Tirana tashmë ka 22 pikë dhe humb përsëri hapin e ekipeve të kreut të renditjes.

asdasdasdasddaasd

MINUTE PAS MINUTE

90’+5′ Mbyllet ndeshja me suksesin 1-0 të Flamurtarit.

86’ Flamurtari është tërhequr në mbrojtje të rezultatit por kundërsulmon rrezikshëm sa herë që i jepet mundësia. Dushku arrin të shpërthejë mirë nga e majta por gjuajtja e tij nuk gjen kuadratin e portës së Likës.

81′ Provon përsëri Lika me një goditje dënimi, pa sukses.

76′ Mundësi e artë e Tiranës për të barazuar me Takun, i cili pak hapa larg portës nuk devijon topin në kuadratin e vlonjatëve duke e dërguar shumë mbi traversë.

73′ Përplasje mes Danilo Alvesh dhe Erjon Vucajt. Gjyqtari Sadiku, pas sinjalizimit tw anësorit, jep karton të kuq për mesfushorin e Tiranës dhe të verdhë për sulmuesin e Flamurtarit, Komplikohet situata për Tiranën.

61’ Danilo Alvesh vë në prove reflekset e Ilion Likës i cili shpëton portën me një grushtim vendimtar.

55’ Ndërpritet për pak minuta loja pas një përplasje kokë më kokë mes Kuqit dhe Cise. Më e keq e pëson futbollisti vlonjat i cili nuk mund të vazhdojë më.

51′ Pas një aksioni të shpejtë të Tiranës, topi përfundon te këmbët e Likës i cili gjuan rrufeshëm dhe një devijim i Beqajt për pak kthen topin në rrjetë.

49′ Largohet nga fusha Donjet Shkodra, i cili kishte probleme fizike. Në vend të tij hyn Fazlliu.

48′ Goditje dënimi për Tiranën në pozicion shumë të favorshëm nëhyrje të zonës, por i sapofuturi Lika gabon me një gjuajtje tërësisht të gabuar me të majtën që përfundon shumë mbi traversë.

46′ Fillon me zëvendësim për bardheblutë edhe pjesa e dytë, pasi Josa hedh në fushë Likën në vend twë Moise, plotësisht nëhije në 45 minutat e para.

Mbyllet pjesa e parë në Vlorë.

45′ Josa humb shërbimet e Muçës, i cili nuk mund të vazhdojë mëdhe i lë vendin në formacion një tjetër 19-vjeçari, Deliajt.

42′ Vertikalizim perfekt i Shehajt në të majtën për Shkodrën, i cili depërton në zonë dhe nuk gabon para Likës, duke gjuajtur me të djathtën për të mposhtur portierin në shtyllën e tij. 1-0

34′ Mezani planifikon të largojë para kohe nga fusha e lojës Shehajn, për shkak dëmtimi, duke i bërë vend Fazlliut. Por sulmuesi i kthyer në mesfushor për këtë sfidë, pas disa minutash trajtim anës fushës kthehet përsëri në lojë.

26′ Ka filluar të reagojë Flamurtari, i cili pak nga pak po zhvendos lojën në gjysmëfushën kundërshtare, sidomos në krahun e  Rniç.

Muca flamurtari tirana

18’ Një tjetër mundësi e pabesueshme shënimi për Tiranën pas një goditje nga këndi, Muça është ai që shfaqet përsëri i vetëm para portës së Frashërit, por gjuan shumë lehtë duke i dhënë mundësinë portierit të devijojë sferën e të shpëtojë portën.

13′ Provon Vucaj nga distanca, megjithatë Frashëri tregohet i vëmendshëm duke ndalur gjuajtjen e mesfushorit të bardhebluve.

9′ Tjetër mundësi shënimi për bardheblutwë dhe përsëri me goditje standarde. Këtë radhë është Hoxhallari që godet me kokë i harruar i vetëm në zonë para portës së Flamurtarit, por sfera përfundon pak jashtë kuadratit.

7′ Goditje dënimi nga e djathta e Vucajt, topi mbërrin te Muça i cili gjuan me kokë, por pret në pozicion qendror Frashëri.

5′ Ritme të ulta në këtë fillim ndeshjeje, ku Tirana shfaqet më kërkuese.me lojën nga krahët.

1′ Fillon ndeshja në Vlorë

Flamurtari-Tirana 1-0

42′ Shkodra

Flamurtari: Frashëri, Rniç, Veliu, Berisha, Beqaj, Kuqi (58′ Dushku), Shkodra (49′ Fazlliu), Shehaj, Galiç, D. Alvesh, Bushiç.

Trajner: Gentian Mezani

Tirana: Lika, Hoxhallari, Domgjoni, Muça (45′ Deliaj), Kërçiku (80′ Muzaka), Akua, Daja, Vucaj, Moise (46′ Lika), Taku, Cise.

Trajner: Mirel Josa

KV: Veliu, Alvesh

KK: Vucaj

Gjyqtar: Remzi Sadiku/panorama