Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ermal Hoxha del nga burgu, Rezarta Shkurta: Familja ime u bashkua

Ermal Hoxha del nga burgu, Rezarta Shkurta: Familja ime u bashkua
Pak pas marrjes së lajmit që nipi i Enver Hoxhës është liruar nga burgu, Rezarta Shkurta ka ndarë një video në Instagram.

Nën shoqërinë e këngës së Miriam Canit dhe Alban Skënderaj të titulluar “Dhurata”, këngëtarja ka postuar momente të vajzës së saj Hera me babin.

Gjithashtu, Rezarta ka dhe një falenderim për të gjithë ata që e kanë mbështetur në momentet e vështira. “ Familja ime e vockël u bashkua. Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto vite të vështira. Uroj nga zemra për secilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, të kthehen në bekime në jetët tuaja”, shkruan përpos fotos Rezarta./E.B-dritare.net