
Erion Kristo: Nëse zgjedhjet zhvillohen si në Dibër nuk ia vlen të votohet
Dritare.net

Kristo: Kemi një qeverisje e cila në mënyrë konstante është arrogante me qytetarin. Kur opozita ngrihet dhe njerëzit dalin në shesh, dalin shumë më shumë njerëz. Opozita ka problemet e saj dhe ajo duhet të spastrohet.
Nuk është e lehtë. Edhe Ramës ju deshën shumë vite të pastronte PS-në dhe të krijonte një PS rilindëse që ndoshta është shumë më keq se ajo që ishte. Basha ka detyra të vështira. Nëse do të votohet në qershor siç u votua në Dibër kështu, nuk ia vlen fare të votohet.
Është tulla e parë. Po e vure shtrembër, e gjithë ngrehina do të dalë e shtrembër. Të protestosh për ujin? Kush e vjedh? Këta që e manxhojnë. Po sikur të mos protestojë fare dhe të mos reagojë opozita çfarë do të ndodhi? Deri dje thoshin pse opozita është kaq e vakët. Të gjithë e kanë akuzuar. Kur ajo tregon forcën, vendosmërinë./ora news

















