Eni Koçi qan live në emision, ja surpriza që e përloti këngëtaren!

5 korriku ka akoma edhe disa orë që këngëtarja Eni Koҫi të festojë me të gjithë njerëzit që mundet 21-vjetorin e lindjes. Qysh në minutat e para, familja dhe të afërmit i kanë kënduar këngën e ditëlindjes, pastaj dita ka vijuar me urimet e miqve, mikeshave, kolegëve, mesazhe e urime pa fund nga të gjithë, por dikush kishte harruar…. Në të vërtetë jo, por kështu dukej.

Në studion e Tv Klan, Eni Koҫi, me rastin e ditëlindjes është përballur me dy surpriza shumë të veҫanta, përveҫ atyre që ka marrë gjatë ditës. Tortën me pentagramin muzikor ia ka sjellë enkas një prej fanseve të saj më të mëdha. Ines, si një fanse e ҫmenduar e Enit, kishte shprehur dëshirën për t’ia dhuruar asaj tortën dhe për t’i kënduar këngën e ditëlindjes… “Ines është një fansja jote e ҫmendur dhe ne, kur e mësuam këtë, i thamë që do jesh ti që do e sjellësh tortën për Enin”, – i tha Rudina këngëtares, e cila u emocionua shumë nga kjo surprizë në studio dhe falënderoi Inesin dhe stafin e programit.  Por nuk mbaroi me kaq.

Ajo që e kishte harruar t’ia uronte ditëlindjen Enit me kast ishte një prej mikeshave të saj më të ngushta, Zhilberta Rama, e cila urimin e saj e përcolli përmes një video-mesazhi në studio. Pasi i uroi Enit ditëlindjen, Zhilberta tha në mesazhin e saj se mezi po pret ta shohë mikeshën e saj të depërtojë në arenën ndërkombëtare: “Gëzuar ditëlindjen princeshë! Ti e di që unë do të doja shumë ta festonim së bashku, por ja që jemi larg. Këtë ditë do të doja ta jetosh si princeshë, sepse ti je një princeshë. Dhe një nga dëshirat e mia do të ishte të shpalosje talentin tënd në arenën ndërkombëtare, sepse je një vajzë fantastike, me një zemër shumë të madhe, je shumë e vendosur, je e talentuar.

LEXO DHE :  Kate Middleton hoqi dy unazat e preferuara gjatë vizitës në spital, zbulohet arsyeja!

Ҫfarë do njeriu më shumë për të arritur?” – tha Zhilberta për mikeshën e saj. E përlotur nga mesazhi, Eni u përpoq me vështirësi për ta mbledhur veten: “Zhilberta jeton larg. Në fakt, më bëri pak përshtypje sot që akoma nuk më kishte uruar, sepse ajo zakonisht më uron që në orën 12, por këtë nuk e prisja. Nuk e di nëse Greta ka dorë në këtë gjë, por nuk e prisja, faleminderit shumë…”  Festa ka nisur qysh në mëngjes dhe do të vazhdojë edhe disa orë.

Edhe pse është ende herët për të bërë bilance, Eni ka arritur shumë në një moshë kaq të re. Sot, ka realizuar një pjesë të dëshirave të saj, por ka akoma shumë rrugë përpara. E pyetur ku e sheh veten pas 10-vjetësh, ajo thotë se në jetë nuk mund të planifikosh dot gjë, sepse “asnjëherë nuk i dihet se ҫfarë ndodh. Këto gjëra nuk planifikohen, por unë e adhuroj jetën familjare, e adhuroj edhe suksesin, e zonja është ajo që i bën të dyja…”./Revista Class/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.