Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emri/ Shkoi në Budva për të vrarë, arrestohet killeri shqiptar

Emri/ Shkoi në Budva për të vrarë, arrestohet killeri
Në Budva të Malit të zi është arrestuar 30-vjeçari Bajram Pista, nga Rahoveci i Kosovës, i cili sipas mediave vendase është paguar për të vrarë një nga pjesëtarët e dy grupeve kriminale të qyteti që janë në luftë me njëra tjetrën.

Gazeta malazeze "Vijesti", shkruan se arrestimi i Pistës është bërë para tre ditësh në një banesë në hyrje të Budvës, në të cilën janë gjetur armë, municione dhe heroinë, ndërkohë policia po punon për të gjetur porositësin dhe shënjestrën.