Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emrat/ KLP: Ja kush janë 3 prokurorët në garë për kreun e SPAK!

Emrat/ KLP: Ja kush janë 3 prokurorët në garë për kreun
Sot ishte afati i fundit për aplikimin për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani kanë dorëzuar pranë Këshillit të lartë të Prokurorisë  letrën e motivimit, letrën mbështetëse (shpjeguese) dhe vizionin ose planin e besueshëm për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv.

“Njoftim mbi kandidatët të cilët kanë shprehur interesin për pozicionin e Drejtuesit së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Sot ka përfunduar afati për aplikimin për pozicionin e Drejtuesit së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bazuar në njoftimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të shpallur në faqen zyrtare të Këshillit me datë 26 nëntor 2019 janë njoftuar të gjithë prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Posaçme të shprehin interesin për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Afati i aplikimit është data 10 dhjetor 2019. Dorëzimi i kërkesës dhe dokumentacionit bëhet pranë zyrës së Protokollit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në adresën: Rruga “Qemal Stafa”, nr.1, pranë mjediseve të Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë.

Në afatin të përcaktuar nga Këshillit të Lartë të Prokurorisë , thirrjes për shprehje interesi janë përgjigjur tre kandidatë, Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Ata kanë dorëzuar pranë Këshillit letrën e motivimit në të cilët shprehet motivimi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, letrën mbështetëse (shpjeguese) për standardet 1,2,3,4,5,7 të parashikuar në metodologjinë e miratuar me vendim të KLP nr.237, datë 25.11.2019 (publikuar në faqen zyrtare të Këshillit) dhe vizioni ose planin të besueshëm për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv sipas standardit 6 të metodologjisë.”,- thuhet në njoftimin e KLP-së/K.C/dritare.net