Na ndiqni edhe në

Emisionet

Dy sfidat e Klodian Brahos në krye të SPAK! Flet eksperti!

Dy sfidat e Klodian Brahos në krye të SPAK! Flet eksperti!

Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i SPAK. Zoti Braho do të zëvendësojë në këtë pozicion Altin Dumanin, të cilit mandati i mbaron më 18 dhjetor.

Në Dekalog, Dritare TV, eksperti Artan Rexhepi vlerësoi figurën e kreut të ri të SPAK si më të duhurën për të drejtuar strukturën më të rëndësishme që ka Shqipëria, për drejtësinë.

“Braho pati një vetëkontroll për tu vlerësuar gjatë intervistës, para se të zgjidhej drejtues i SPAK. Për të arritur nivelin e Altin Dumanit, Brahos, kjo ja vështirëson betejën, do konkurrojë me një kampion. Një paraardhës që ka lënë record dhe ka mbetur i pathyer për vite.

Braho “është i dënuar” që të mos ulë stekën që la Dumani. Duhet të luajë në nivelin e Altin Dumanit, hetimet mos të ngelin në nivel arrestimet, por të shtrihen deri tek rrjetet që kanë./dritare.net