Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Emërohet drejtoreshë e Turizmit, Jola Hysaj tregon bisedën me Edi Ramën

Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit të saj si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke konfirmuar marrjen e detyrës dhe duke shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë.

Në reagimin e saj, Hysaj tregon se ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, i cili, sipas saj, i ka kërkuar të fokusohet te forcimi i institucionit dhe jo te përkatësia politike.

Hysaj deklaron se është demokrate, por nuk është më pjesë e Partisë Demokratike. Ajo thekson se emërimi i saj lidhet me eksperiencën dhe angazhimin e saj shumëvjeçar në sektorin e turizmit.

Duke iu përgjigjur komenteve dhe spekulimeve pas emërimit, Hysaj shprehet se respekton zgjedhjen e secilit për ta uruar apo kritikuar, ndërsa nënvizon se nuk do të ndikohet nga reagimet ndaj vendimit të saj.

“Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falenderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.

Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.

Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.

Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite. Gjithkush është i lirë të spekullojë dhe thurë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt. Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falenderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj”, shkruan Jola Hysaj./L.F-dritare.net