Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ekzekutohet me armë ish punonjësi i OSHEE në Rrëshen, ja për çfarë e denoncoi Berisha!

Ekzekutohet me armë ish punonjësi i OSHEE në Rrëshen, ja
Ekzekutohet me armë zjarri ish­ punonjësi i OSHEE në Rrëshen. Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Saimir Jaku, që ka qenë me detyrë ish ­drejtor i Tensionit të Lartë për zonë e Veriut. Burime pranë vendit të ngjarjes raportojnë se kanë qenë dy persona të maskuar që kanë hyrë në lokalin ku ndodhej viktima dhe e kanë qëlluar me armë.

Emri i Saimir Jakut, ekzekutuar mëngjesin e sotëm në një lokal në Rrëshen, nga persona ende të paidentifikuar ishte lakuar nga ish kryeministri Sali Berisha në maj të këtij viti. Në një postim të tijin në FB, referuar denoncimit të qytetarit dixhital, Berisha shkruante se Jaku me 8 klasë shkollë, ish i dënuar, me Ramën kryeministër u bë drejtor, shkruan Panorama.

"Të rujt zoti z. Berisha u bëfsh 100 vjeç. Jam D.N nga Kurbini ing elektrik, ish punonjës i nënstacioneve veriut, në Mirditë drejtor tensionit lartë veri është emëruar Saimir Jaku me 8 klasë i dënuar ne Itali me burg për drogë. Ky është emëruar nga Ndrec Deda kryetar bashkisë Mirditë i Edvin Ramës,” shkruante Berisha në statusin e tij duke përcjellë mesazhin e qytetarit dixhital.