Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Reja feston ditëlindjen. Ja çfarë dhurate kërkon nga futbollistët e kombëtares!

Edi Reja feston ditëlindjen. Ja çfarë dhurate kërkon nga
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja, feston sot ditëlindjen. Reja mbushi 74 vjeç dhe u surprizua nga lojtarët dhe stafi i kombëtares, në Turqi, ku ndodhen për ndeshjen që luhet nesër, për Euro 2020.

Trajneri Reja në fjalimin e tij falënderues, u kërkoi një dhuratë të vogël lojtarëve. Të fitonin ndeshjen e nesërme që zhvillohet në 20:45, në  stadiumin e Fenerbahçes.

“Sekreti për të arritur në moshën time është se unë kam ndenjtur gjithmonë me të rinjtë dhe sepse jam i ri në kokën time. Më keni dhënë një kënaqësi të madhe në ndeshjen ndaj Islandës, jemi rritur ndjeshëm dhe jam ndier shumë i kënaqur.

Por unë kërkoj nga ju që nesër të më bëni një tjetër dhuratë të vogël nëse është e mundur dhe nuk duhet ta bëni për mua, por për veten tuaj. Kemi mundësi për të bërë më mirë akoma dhe jemi në rrugën e duhur”, u tha Reja./E.B-dritare.net