Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E përjashtoi PS, Gjetan Gjetani i bashkohet opozitës

E përjashtoi PS, Gjetan Gjetani i bashkohet opozitës
Ish-deputeti Socialist Gjetan Gjetani u përjashtua nga PS, pak muaj më parë, për shkak se hodhi akuza ndaj policisë së shtetit.

Por, Gjetani i është bashkuar ditën e sotme opozitës, konkretisht lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjetan Gjetani do të shkruante pak muaj më parë në facebook:  “Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin, mos të ndjehemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasja e dy të rinjve, tregon që, policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon, se në Kurbin, kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paafte të korroptuar dhe ordinera. Si deputet i kësaj zone, kam pas ankesa të shumta nga qytetarët të cilat do t’i bëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshem, dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e Komisaritit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbeështetjen e gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike”.

Gjatë asamblesë së PS, që parapriu shkarkimin e tij, kryeministri Edi Rama, do të deklaronte se: “Ashtu si deputeti i Kurbinit që duhet të përjashtohet nga Partia Socialiste, pasi nuk ka vend në parti. Nuk ka bërë asnjë punë por ka shantazhuar dhe ka bërë presion dhe kërkon ekskluzivet për të vënë shefa policie në Kubrin. Dhe bën një deklaratë pocaqi aty. Përjashtimi i tij duhet të jetë mësim për deputetet për të ndarë njëherë e mirë punën nga futja e hundëve nga ndërtimi i shtetit”./ I.M-Dritare.net