
E papritur, ja kush është këshilltarja sekrete e Meghan Markle!
Dritare.net

Prej kohësh ata janë mikesha të mira, por askujt nuk ia merrte mendja, se Michelle do të ndikonte në zgjedhjet e Meghan. Një zonjë me influencë, e martuar me një burrë të rëndësishëm, kështu e përshkruajnë mediat italiane Michelle-n.
Takimi i parë mes tyre u zhvillua në dhjetor të 2018, kur ish-Zonja e Parë amerikane, kishte shkuar në Londër për të prezantuar librin e saj. Në fund të mbrëmjes, Meghan i kërkoi asaj një takim ku bisedua privatisht. Më pas takimet vijuan, duke nisur edhe nga qëllimet e përbashkëta të dy zonjave, të cilat kanë promovuar vazhdimisht arsimimin e vajzave. Që nga kjo kohë marrëdhënia e tyre është bërë gjithnjë e më e ngushtë. Ndonëse mediat italiane e kanë bërë fakt të kryer, ende përsa kohë nuk ka një reagim nga personat në fjalë, asgjë nuk mund të thuhet me siguri./L.F-dritare.net

















