Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E mërkura me reshje e shtrëngata!

E mërkura me reshje e shtrëngata!

Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.


Në veri dhe lindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.


Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 6/16 °C, në vendet e ulëta 3/15 °C dhe në vendet malore: -1/9 °C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.