Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drogë edhe në Skrapar, zbulohet laboratori modern pranë HEC-it

Drogë edhe në Skrapar, zbulohet laboratori modern pranë HEC-it
Një laborator modern ku përpunohej hashashi u zbulua sot pranë HEC-it të Vlushës në zonën e Skraparit. Burime policore bëjnë me dije se gjatë operacionit u zbuluan mbi 2 mijë rrënjë drogë. Droga ishte e mbjellë në vazo. Gjithashtu u zbuluan edhe drogë e thatë në thasë dhe një laborator përpunimi i hashashit me pajisje ajrosjeje moderne.

Mësohet se zbulimi i laboratorit u bë pas hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vazhdim të çështjes së nisur pas kapjes së 1.2 tonë kanabis në fshatin Lapan mes Beratit e Skraparit. Policia thotë se po vazhdon peshimi i drogës së thatë në thasë, ndërkohë jane sekuestruar pajisje moderne që përdoreshin për tharjen, ajrosjen dhe përpunimin e lëndës narkotike.