
Do shkoni me pushime në Itali? Ja disa gjëra që duhet t’i keni parasysh!
Dritare.net

Por ne e dimë që pushimet kanë shpenzime të mëdha, dhe vizitorët në vende turistike janë me turma. Për këtë arsye, dritare.net ju ka sjellë disa këshilla dhe truke shumë të vlefshme, nëse destinacioni juaj së shpejti do të jetë Italia.
1. Kur dhe çfarë zone të Italisë të vizitoni?
Sezoni i duhur për të vizituar Italinë është pranvera. Njerëz pak dhe do mund të shijoni lulëzimin e këtij vendi. Ju në Mars mund të vizitoni Milanon, ndërsa Roma pikërisht tani në verë lulëzon. Nëse doni plazh, në Napoli fillon që në Prill. Por nëse doni të shijoni arkitekturën, në shtator dhe tetor është koha ideale.
2. Lexoni blogje që i kanë shkruar njerëzit që jetojnë në Itali.
Në Instagram, ju mund të gjeni vendndodhjen e fshatrave dhe vendeve piktoreske, dhe të mësoni se çfarë dhe ku të hani. Për shembull, nëse dëshironi të shihni shtëpi me ngjyra si ato në foton e mësipërme, shkoni në Gjenovë. Do kurseni para dhe do shmangni turmat e turistëve.
3. Merr një makinë me qira në Itali
Sistemi i transportit publik është i zhvilluar në Itali dhe ju mund të shkoni lehtë në qytetet e mëdha turistike. Por, nëse doni fshatrat e bukur turistik, ato janë të fshehura nga pamja kryesore. Për të shkuar atje duhet një makinë.
4. Mos porosisni pica dhe pasta kudo.
Makaronat dhe picat, dy ushqime tipike të Italisë që ju mendoni se janë njësoj kudo, vetëm sepse janë specialitet i tyre. Por jo. Makaronat më të mira i gjeni në Romë, Lazio, Umbria.
Orizin në Veri. Ndërsa Napoli është vendi i picave më të shijshme.
5. Konsideroni oraret e ngrënies
Italianët kanë orare të caktuara ushqimi. Në 11:00 mëngjesi. 12:00-14:00 dreka, dhe në 19:00 darka. Janë pikërisht këto orare kur restorante janë plot me njerëz. Për këtë arsye dritare.net ju sugjeron të hani në kohë, sepse do mbeteni pa bukë, ose do përfundoni në Fast-Food.
6. Po për paratë?
Pothuajse të gjithë funksionojnë edhe me kartë krediti, prandaj ne ju sugjerojnë të përdorni kartë në udhëtime. Do i keni më të sigurta paratë.
7. Si të kurseni para me kafen?
Italianët janë të çmendur pas kafes, dhe ajo nuk është se kushton shtrenjtë, por prapë ne po ua themi. Ndiqni thënien “Kur je në Itali, bëj si italianet”, që do të thotë pije kafen si një italian, i ulur në stedë dhe vetëm. Do iu kushtojë më lirë. Dhe një gjë! Mos porosisni kapuçino pas orës 11 të mëngjesit. Është një rregull i pashkruar, por çdo italian e ndjek.
8. Si të kurseni para me ujin?
Në qytetet e Italisë, gjen ujë të pijshëm kudo. Prandaj mos rrini duke blerë ujë në markete, por merrni një shishe dhe mbusheni në burime. Do kurseni shumë para.
9. Merr një shall me vete
Kishat e Italisë janë të mrekullueshme dhe shumë të vjetra. Por për t’u futur aty s’mund të jeni të veshur me pantallona të shkurtra, apo supet e zbuluara. Dritare.net ju këshillon të mbani një shall me vete, dhe kështu do vizitoni kishat e bukura dhe Vatikanin po ashtu.
10. Shijojeni Italinë
Nuk është thënë kot se është vend i bukur. Italia është si një muze i hapur, ku ju duhet të mbani një ekuilibër për të parë më të bukurat që ky vend ofron. Pini një kafe mes qytetit, ushqeni pëllumbat dhe humbisni në rrugët mesjetare. /E.B-dritare.net

















