Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dështon përpjekja për shkarkimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth

Dështon përpjekja për shkarkimin e Sekretarit amerikan të

Përpjekja për shkarkimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka dështuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, pasi shumica e ligjvënësve votuan që rezoluta për shkarkimin e tij t’i kalojë Komitetit të Drejtësisë.

Nisma u ndërmor nga kongresmeni republikan Thomas Massie, nga shteti i Kentucky-t, i cili akuzoi Hegseth për zhvillimin e luftës kundër Iranit pa autorizimin e Kongresit amerikan.

Rezoluta u rrëzua me 211 vota kundër dhe 204 pro, ndërsa më shumë se një duzinë ligjvënësish nuk morën pjesë në votim. Massie ishte i vetmi republikan që votoi kundër kalimit të çështjes në Komitetin e Drejtësisë.

Në tetë nenet e paraqitura për shkarkimin e tij, Massie akuzonte Hegseth për shkelje të ligjit, duke përfshirë vazhdimin e operacioneve ushtarake në Iran për më shumë se 90 ditë pa miratimin e ligjvënësve. Ai gjithashtu e akuzoi për përgjegjësi në vrasje jashtëgjyqësore gjatë operacioneve amerikane kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në Paqësor dhe Detin e Karaibeve.

Pas votimit, Hegseth e cilësoi nismën si një "farsë" dhe "sabotim", duke argumentuar se ajo përbënte një përpjekje politike për të dëmtuar administratën Trump dhe për të vënë në pikëpyetje operacionet ushtarake amerikane.

Presidenti Donald Trump mirëpriti rezultatin e votimit përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, duke deklaruar se përpjekja për shkarkimin e Hegseth kishte dështuar plotësisht.

Ndërkohë, Thomas Massie u shpreh i zhgënjyer nga rezultati, por tha se nuk ishte i surprizuar nga qëndrimi i Kongresit.

Pavarësisht dështimit të kësaj nisme, debati për të ardhmen politike të Hegseth në administratën amerikane vijon. Senatori republikan Ted Cruz deklaroi se pret që sekretari i Mbrojtjes të japë dorëheqjen ose të shkarkohet nga presidenti Trump./L.F-dritare.net