Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dënohet me 1 vit burg ish kryebashkiaku i Përmetit, Gilberto Jaçe

Dënohet me 1 vit burg ish kryebashkiaku i Përmetit, Gilberto
Dënohet me një 1 vit burg ish kreu i bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe.

Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë në Përmet. Ai është dënuar pas akuzave të ngritura ndaj tij për shpërdorim detyre.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Permetit, për një objekt 70 metra katrorë që i ishte dhënë me qira një personi nën administrim për 6 muaj.

Gilberto Jaçe humbi zgjedhjet vendore muajin e kaluar, i cili kandidoi për Aleancën për Shqipërinë Europiane, nën siglën e Partisë Socialiste.

Jaçe kishte hedhur poshtë më parë akuzat e Prokurorisë, duke thënë se çdo veprim i kryer nga ai është tërësisht jo abuziv dhe konform ligjit.

Sipas tij, hapësira prej 70 metra katrorë është dhënë në korrik të 2015 me qera ndaj Muhamet Berzanit, ish-këshilltar i majtë në Këshillin Bashkiak të Përmetit, ndërkohë që tjetërkush që pretendon të jetë pronar i një hapësire publike, denoncoi këtë aferë në organin e akuzës.