
Dasmë luksoze dhe një nga më të kërkuarit në Suedi, kush ishte producenti shqiptar që u vra në sy të familjes, në Londër!
Dritare.net

I njohur me emrin artistik si Alex, Beqiri ishte producent i artistëve më të njohur në Suedi. Ai është vëllai i Misse Beqirit, një prej personazheve më të njohura të showbiz-it në Britani dhe Suedi. Beqiri u transferua në Britani të Madhe në 2016-ën. Ai ishte i martuar me Debora Krasniqin nga Kosova dhe së fundmi u bë baba.
Në fakt martesa e tij në tetor të 2018-ës, në liqenin e Como-s bëri shumë bujë pasi ishte një dasmë përrallore, ku morën pjesë shumë personazhe të njohura.
Sipas policisë suedeze dhe britanike, vrasja e producentit nga Kosova ka lidhje me të shkuarën e tij kriminale. Në vitin 2008 ai u cilësua si një nga burrat më të kërkuar të Suedisë pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një unaze ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion can kanabis në Skandinavi./K.C/dritare.net

















