
Ҫështja Tahiri. Vjen reagimi i parë nga Bashkimi Evropian
E Enjte 26 Tetor 2017, 20:08
Dritare.net

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç. deklaroi se pritshmëria e Brukselit është që hetimi dhe të gjitha hapat e nevojshme të ndërmerren në përputhje me standardet ndërkombëtare.
“Ju e dini që Komisioni Evropian përgatit raportin e tij vjetor, ku kjo do të jetë në një vëzhgim të rreptë, duke qenë se lufta kundër krimit të organizuar dhe reforma e drejtësisë janë prioritete”, u shpreh ajo në një konferencë për shtyp, e pyetur nga gazetarja e Tv Klan, Erisa Zykaj./I.M-Dritare.net

















