Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cozman e ofendoi pas largimit nga Babastars, reagon Getoar Selimi

Cozman e ofendoi pas largimit nga Babastars, reagon Getoar Selimi
Është folur në media kohët e fundit për përçarjen e grupit Babastar. I pyetur në emisionin “Xing me Ermalin”, në lidhje me deklaratat ofenduese ndaj grupit, që ka bërë një nga anëtarët, Cozman, Getoar Selimi ka dhënë se nuk është ndikuar aspak.

Madje ai i ka konsideruar sjellet e Cozmanit, sjellje prej fëmije.

“Ka njerëz që kanë pakënaqësi gjithmonë dhe i shfaqin pakënaqësitë. Unë nuk kam dal të flas sepse s’kam pas për çfarë të flisja. Unë të gjitha gjërat i kam dëgjuar nga njerëzit. Asnjë gjë nuk kam qenë i interesuar, as për t’i parë.

Unë nuk merrem me këto gjëra, unë kam qenë i përqëndruar në punë. Nuk dua të merrem fare me pakënaqësitë e dikujt, si kalamajtë. Pse do zihem unë si kalamajtë? Unë nuk jam as në moshë, as në karrierë, as personi që duhet të merrem me kalamanlliqe”, u shpreh Getoari./E.B-dritare.net