Na ndiqni edhe në

Modë

Çfarë tregon shenja e horoskopit për pamjen fizike të femrave?

Çfarë tregon shenja e horoskopit për pamjen fizike të
Pjesëtaret e shenjave të zjarrta janë të njohura për temperamentin e tyre, ato të shenjave ujore për emocionalitetin, kurse pjesëtaret e shenjave tokësore, për racionalizmin e spikatur

Vajza e shenjës Dash

Pjesëtaret e kësaj shenje karakterizohen nga lëkura e bukur, sytë dhe mollëzat e theksuara. Motoja e tyre është “lëviz” dhe janë të dalluara për entuziazmin dhe dëshirën për veprim. E meta e tyre është se nuk janë taktike. Mund të jenë xheloze.

Vajza e shenjës Dem

Fytyra e rrumbullakët me shprehje të ngrohtë, sytë e mëdhenj, të rrumbullakët dhe figura e bukur – ky është përshkrimi më i shpeshtë i femrave të kësaj shenje të horoskopit. Motoja e tyre është “uji i qetë e shembë kodrën”. E meta e tyre është se me çdo kusht e duan sigurinë.

Vajza e shenjës Binjak

Këto vajza janë mbi mesataren, kanë fytyra të ngushta dhe ovale, hundë të hollë dhe mollëza të larta. Nëse nuk e shihni për një kohë të gjatë, nuk do ta njihni më, meqë shpesh e ndryshojnë pamjen. Janë inteligjente. E meta e tyre është se fillojnë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Nuk e durojnë mërzinë.

Vajza e shenjës Gaforre

Fytyra e rrumbullakët, buzët e plota, sytë me ngjyrë të theksuar dhe figura e rrumbullakët, këto janë shenja karakteristike të femrave Gaforre. Janë të mençura, por edhe impulsive. E meta e tyre është se janë tepër të ndjeshme, sidomos ndaj kritikave dhe janë shpesh pesimiste.

Vajza e shenjës Luan

Flokët janë karakteristikë kryesore e femrave të kësaj shenje. Por, shpesh kanë edhe gjinj të bukur, fytyrë ovale dhe sy të mëdhenj. Dallohen për nga qeshja e zëshme. Ndonjëherë mund të jenë arrogante. Janë inteligjente dhe kreative, por e meta e tyre është prirja për gjëra të kota.

Vajza e shenjës Virgjëreshë

Vajzat e kësaj shenje dallohen për nga pamja e butë, me fytyrë ovale, me gojë të bukur dhe qafë të gjatë. Femrat e lindura në këtë shenjë janë sharmante dhe të talentuara. Janë të prira për të kritikuar, por edhe për të falur shumë. E meta e tyre është se ndonjëherë janë tepër egoiste.

Vajza e shenjës Peshore

Buzëqeshja e bukur, duart elegante, qafa e gjatë, si dhe lëvizjet elegante janë karakteristika të vajzave të kësaj shenje. Për to rëndësi të madhe ka që partneri t’i dojë më së shumti në jetë. E meta e tyre është se janë të llastuara, tekanjoze dhe shumë egocentrike.Vajza e shenjës Akrep

Eshtrat e fortë, balli i lartë, si dhe nofullat e theksuara, të shoqëruara me një shikim magnetik, janë karakteristikat e kësaj shenje. Edhe pse janë shumë besnike, vajzat e kësaj shenje kanë frikë nga afërsia dhe intimiteti. E meta e tyre është se duan t’i kontrollojnë të tjerët, bile edhe ta shfaqin xhelozinë. Janë misterioze.

Vajza e shenjës Shigjetar

Të imta dhe me fytyrë ovale, me eshtra të fortë, por me një pamje jo aq të rëndomtë. Kjo i karakterizon vajzat e shenjës në fjalë. Kanë apetit të madh për jetë dhe energji të pashtershme. E meta e tyre më e madhe është prirja për të shitur mend.

Vajza e shenjës Bricjap

Lëkura e bukur, qafa elegante, si dhe gjymtyrët e bukura, janë shenjë mbrojtëse e vajzave Bricjap. Për familjen dhe për njerëzit e dashur janë në gjendje që të bëjnë gjithçka. E meta e tyre është se janë në gjendje që t’i fshehin tepër mirë ndjenjat e tyre, duke insistuar se kurrë nuk e kanë fajin.

Vajza e shenjës Ujor

Vajzat e kësaj shenje shpesh mund të përshkruhen si të bukura, me sy përrallorë dhe me stil të veçantë. Ato janë mike të mira, humanitare dhe të shoqërueshme. Në lidhjet e dashurisë janë të vështira. E meta e tyre është se botën e shikojnë jo të tillë si është, por si do të donin që ajo të ishte.

Vajza e shenjës Peshqit

Sytë e mëdhenj dhe të rrumbullakët, buzët seksi dhe dhëmbët e shputat e vogla janë ato që i karakterizojnë vajzat Peshq. Kanë qëndrim protektiv ndaj jush dhe ndaj atyre që i duan. E meta e tyre më e madhe është që pranojnë gjithçka edhe nëse vuajnë dhe lëndohen.