Na ndiqni edhe në

Bota

Rritja e infeksioneve/ Italia merr vendimin drastik: Mbyllen shkollat!

Rritja e infeksioneve/ Italia merr vendimin drastik: Mbyllen shkollat!

Rritja e infeksioneve në Itali ka bërë që të merret vendimi drastik për rimbylljen e shkollave në disa rajone.

Presidenti i rajonit të Kampanjës, Vincenzo De Luca vendosi të mbyllë shkollat, pasi sipas tij ka pasur rreth 600 nxënës dhe mësues të infektuar me Covid-19. Mësimi do të mbyllet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme deri në fund të muajit. Pas mbylljes mësimi do të bëhet online.

Mnistrja e Arsimit, Lucia Azzolina tha se ky vendim është shumë i rëndë./K.C/dritare.net