Na ndiqni edhe në

Bota

Përplasje në Gjirin e Omanit: SHBA ndalon me forcë anijen iraniane!

Përplasje në Gjirin e Omanit: SHBA ndalon me forcë anijen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se forcat detare të SHBA-së kanë ndaluar një anije mallrash me flamur iranian, të identifikuar si “Touska”, pasi ajo tentoi të thyente bllokadën amerikane në Gjirin e Omanit.

Sipas Trump, Marina amerikane lëshoi fillimisht një paralajmërim, ndërsa më pas ndërhyri duke dëmtuar anijen në dhomën e motorit dhe duke marrë kontrollin e saj.

Të dhënat nga MarineTraffic tregojnë se “Touska” ishte nisur nga Port Klang në Malajzi më 12 prill, me destinacion Gjirin e Omanit. Sipas sistemit të identifikimit automatik (AIS), anija ndodhej rreth 40 milje detare nga porti i Chabahar në Iranin juglindor, përpara se të ndalonte dhe të ndryshonte drejtim.

Anija kontejnerësh është mbi 290 metra e gjatë dhe me thellësi rreth 13 metra, ndërsa dyshohet se ishte e ngarkuar pjesërisht ose plotësisht.

“Touska” rezulton gjithashtu në listën e anijeve të sanksionuara nga Thesari i SHBA-së, çka e bën incidentin edhe më të ndjeshëm në kontekstin e tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit./BBC