Na ndiqni edhe në

Bota

Letra e Biden për demokratët. A do të tërhiqet nga gara?!

Letra e Biden për demokratët. A do të tërhiqet nga gara?!

Presidenti Joe Biden u tha demokratëve të Kongresit në një letër të hënën se ai do të vazhdojë garën në zgjedhjet presidenciale pavarësisht kritikave jo të pakta që mori pas debatit përballë Trump.

“Dëshiroj që ju të dini se pavarësisht nga të gjitha spekulimet në shtyp dhe gjetkë, unë jam i vendosur për të qëndruar në këtë garë, për ta drejtuar këtë garë deri në fund dhe për të mposhtur Donald Trump”, shkroi Biden në letrën e siguruar nga CNN.

Biden u përpoq të vendoste shqetësimet në rritje për qëndrueshmërinë e tij në letrën e formuluar me forcë.

“Qëllimi ynë tani është të mposhtim Donald Trump. Kemi 42 ditë kohë për Konventën Demokratike dhe 119 ditë për zgjedhjet e përgjithshme. Cdo pasiguri na dëmton ndërsa Donald Trump e ndihmon. Është koha për t'u bashkuar, për të ecur përpara si një parti e bashkuar dhe për të mposhtur Donald Trump”, thuhet në letrën e Biden drejtuar demokratëve./L.F-dritare.net