Na ndiqni edhe në

Bota

Kabuli urdhër të ri për gratë: Rrini në shtëpi, punët tuaja do t'i bëjnë burrat!

Kabuli  urdhër të ri për gratë: Rrini në shtëpi,

Kryebashkiaku i ri taleban i Kabulit në Afganistan ka bërë të ditur që femrat në qytet do të qëndrojnë në shtëpi dhe punët e tyre do të zëvendësohen nga burrat.

Ky është kufizimi i fundit i vendosur ndaj grave të Afganistanit nga qeveria e re talebane. Më parë, ata thanë se të drejtat e grave do të respektoheshin “brenda kornizës së ligjit islamik”.

Që nga marrja e pushtetit, grave që punojnë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi derisa të përmirësohet situata e sigurisë, dhe luftëtarët talebanë kanë rrahur gra që protestonin kundër qeverisë së përkohshme.

Grupi islamik duket se ka mbyllur Ministrinë e çështjeve të Grave dhe e ka zëvendësuar atë me një departament që dikur zbatonte doktrina të rrepta fetare.

Sipas kryebashkiakut të Kabulit, rreth një e treta e 3,000 punonjësve të qytetit janë gra. Ai tha se disa do të vazhdojnë të punojnë.

“Për shembull, gratë punojnë në tualetet e grave në qytet ku burrat nuk mund të shkojnë. Por për pozicionet që të burrat mund të plotësojnë, ne u kemi thënë atyre grave të qëndrojnë në shtëpi derisa situata të normalizohet. Pagat e tyre do të jepen”,ka thënë ai./M.M-dritare.net