
Draft deklarata e liderëve të BE-së: Nuk ka negociata për Ukrainën pa Ukrainën
Dritare.net
27 liderët e BE-së përfunduan një drekë pune me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si pjesë e Samitit që po zhvillohet në Bruksel për mbrojtjen evropiane dhe luftën Ukrainë-Rusi.
Të enjten në mëngjes, të dërguarit e BE-së finalizuan draft-deklaratën për Samitin, të cilin liderët pritet të miratojnë. Teksti, i parë nga Associated Press, thekson se nuk mund të ketë negociata për Ukrainën pa vetë Ukrainën dhe se evropianët duhet të marrin pjesë në çdo diskutim në lidhje me sigurinë e tyre.
Teksti mund të ndryshojë para përfundimit të Samitit, i cili ka filluar, ndërsa theksohet se armëpushimi mund të arrihet vetëm si pjesë e një procesi që do të çojë në një marrëveshje të plotë paqeje. Çdo marrëveshje, sipas liderëve, duhet të shoqërohet me "garanci të forta dhe të besueshme sigurie për Ukrainën"./K.C/dritare.net

















