Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama takon të rinjtë e PS-së: Dua të përmbyllim fazën e anëtarësimit në BE!

Rama takon të rinjtë e PS-së: Dua të përmbyllim

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një takimi me të rinjtë e PS-së në Tirana. Gjatë fjalës së tij para të rinjve, kryeministri tha se synimi është anëtarësimi i Shqipërisë në BE, dhe kjo sipas tij edhe si një lloj hakmarrjeje për gjithë ç’ka ndodhur në të shkuarën.

“Për sa kohë kam këtë zjarrin e brendshëm nuk kam nevojë të mendoj se ku t’i gjejë energjitë, pastaj nëse zjarri shuhet atëherë do të jetë e vështirë për t’i gjetur energjitë… ajo që më mban është fakti që mund ta përmbyllim këtë fazë duke u anëtarësuar në BE. Dhe në një farë mënyrë është dhe një lloj hakmarrje për gjithçka ka ndodhur në të shkuarën, kjo është pak a shumë përgjigjja që unë do të jepja.”, u shpreh Rama./K.C/dritare.net