Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Nuk ka tifozllëk, duhet të anëtarësojmë Shqipërinë në BE!

Rama: Nuk ka tifozllëk, duhet të anëtarësojmë

Kryeministri Edi Rama në një lidhje të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale ka zhvilluar një komunikim ‘online’ me qytetarët. Kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ku tha se në 11 maj nuk ka tifozllëk, por duhet të anëtarësohet Shqipëria në BE.

“Më 11 maj nuk ka tifozllëk. Duhet të fusim Shqipërinë në BE. Kjo na jep tre gjëra shumë të rëndësishme. Lirinë individuale, e dyta është barazia para ligjit. Shikoni si është situata, unë sot jam nesër s’jam. Mund të vijë dikush dhe të thotë ‘t’i vejmë çelësin SPAK-ut’, kush e pengon këtë? Nëse jemi në BE, gjithçka është e garantuar. Do të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. Do marri sot makinën dhe do thotë do ndaloj në filan vend. Siç është Korça, nëse Shqipëria sot është Pogradeci, atëherë Italia do jetë Elbasani, Gjermania do jetë Tirana. Ne kuptimin e të jetuarit pa kufi në çdo gjë. Kjo bën që të mos ketë më kërcënime të natyra që kemi pasur. Të mos ketë kërcënime të lirive, të drejtave.

E treta janë standardet, që janë të garantuara. Ana tjetër e medaljes është që BE ka një kategori shtetesh që janë përfituesit dhe kontribuuesit. Ju kujtohet kur ndodhi Covid që shkruanit nga Greqia, Italia dhe thonit ‘na jep greku dhe italiani’, ua jepte BE. Ka shumë rëndësi sa i besohet dhe respektohet ai që qeveris këtu. Duhet vetë fokus dhe brenda 2027 të mbyllim negociatat. Kjo duhet“, tha Rama./E.P-dritare.net